Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj përfundojnë në “Shihemi në gjyq”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alban Ramosaj dhe Ronela Hajati ishte ndër pretendentët kryesorë për të fituar edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës. Pas fitores së kësaj të fundit, u duk sikur mes tyre u kris dhe raporti miqësor. Albani nuk e mbështeti këngëtaren, të paktën jo publikisht, por pati një përplasje me Agim Doçin.

Doçi tha se ai duhet të konkurronte për Kosovën në Eurovision, deklaratë e cila solli reagimin e ashpër të tij. Për më tepër, tezja e Albanit, Albërie Hadërgjonaj bëri një postim thumbues pasi Ronela nuk kaloi në finalen e Eurovision.

“Me këtë(Rona Nishliun) nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen”, shkroi Albërie.

Ndërkohë, së fundmi, Ardit Gjebrea ka bërë një postim të papritur në Instagram. Ai ka publikuar një foto të Ronelës me Albanin ku shihen pranë njëri-tjetrit duke parë telefonin por ajo çka tërhoqi vëmendjen ishte mbishkrimi i fotos: “Gati për shihemi në gjyq? Apo mos është efekti i dashurisë ‘magjike’”.

Më tej, vihet re komenti që ka lënë Eni Çobani teksa ka shkruar: “Një seancë nga ato që nuk harrohen” duke etiketuar dy këngëtarët. Sigurisht kjo duket një shaka nga ana e Arditit. Nuk dihet se çfarë po kurdisin artistët por shpresojmë për një duet në edicionin e këtij viti të Këngës Magjike.

Të fundit

Protesta pro palestineze në Londër, 474 të arrestuar!

Të paktën 474 persona janë arrestuar gjatë një proteste gjatë një demonstrate të "Veprimit për Palestinën" në Londër, një organizatë...

Rikthehet “avazi” i Kapshticës për emigrantët, radhë në kufirin grek

Si çdo vit tjetër, mesi muajit gusht sjell me mijëra emigrantë që jetojnë e punojnë në vendet fqinje në atdhe. Vetëm 5 ditët e fundit...

Samiti i 15 gushtit, pse Trump zgjodhi Alaskën për takimin me Putin? Ku interesat takohen

"Vendndodhja ka rëndësi", është një rregull i artë për agjentët e pasurive të paluajtshme. Duke zgjedhur Alaskën si vend për samitin e tij të...

7 anije të mbytura që bënë histori

1 - Essex, i fundosur nga... Moby Dick. "Koka e saj ishte gjysmë jashtë ujit, dhe kështu ajo erdhi drejt nesh dhe goditi përsëri...

Trump përfshihet në çështjen e Kosovës? Grenell zbulon planet: Do shkojmë hap pas hapi

Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për tu përfshirë në çështjen e Kosovës. Në një...

Lajme të tjera

Web TV