Donaldin e ka partner në jetë, por ja kush do të shoqërojë Borën në skenën e “DWTS”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej javësh tashmë është përfolur se Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të jenë përsëri së bashku në skenë. U raportua se aktori do të ishte bashkëprezantues i Borës në “Dancing With the Stars”, konkretisht në “Gold Room” me konkurrentët.

Por me sa duket kjo gjë nuk do të ndodhë. “Kryefjala.com” shkruan se e gjitha ishte një strategji marketingu, megjithatë e njëjta media shton se emri që do të shoqërojë Bora Zemanin në prezantimin e “Dancing With the Stars” është gazetari dhe moderatori Eno Popi.

Pas një pause nga ekrani, Eno Popi rikthehet sërish me këtë projekt të ri. Hera e fundit që moderatori u shfaq në ekran, ishte në finalen e “Big Brother Vip”, ku prezantoi surprizënë për fituesin e reality-showt, Ilir Shaqirin.

Kujtojmë se “Dancing With the Stars” nis më datë 7 tetor me netët live. Lajmi u bë i ditur përmes një videoje në faqen zyrtare të emisionit, ku konkurrentët zhvilluan një mini-performacë.

Faqja zyrtare e programit ka zbuluar tanimë edhe emrat e konkurrentëve që do të marrin pjesë dhe kryetarin e jurisë Kledi Kadiun.

Konkurrentët e spektaklit janë: Alban Nimani, Sara Hoxha, Isli Islami, Megi Pojani, Ardit Çuni, Deborah Keçi, Salsano Rrapi, Irini Qirjako, Arbër Çepani, Elhaida Dani, Ilir Dushkaj, Elona Duro dhe Gent Hazizi.

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV