Artistja e njohur franceze realizon muralen në kryeqytet, Veliaj: Tirana zgjohet me art!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fasadat e pallateve të kryeqytetit janë shndërruar në vepra arti përmes pikturave, ku tematikë kryesore janë të rinjtë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar këtë mëngjes një prej fasadave e cila është transformuar me një kryevepër të artistes franceze. “TIRANA zgjohet me art! Kryevepër e artistit francez ZABOU, në Tiranë. Fantastike”, shkruan Veliaj.

E perceptuar si një ekspozitë në qiell të hapur kjo nismë synon t’i jap jetë pallateve dhe zonave nga periferia deri në qendër të Tiranës. Ndaj ky projekt lidhet ngushtësisht me historinë e qytetit.

“Mural Fest Tirana” i cili vjen dhe në kuadër të Tiranës Kryeqytet i Rinisë Europiane, është një aktivitet i kthyer tashmë në traditë për kryeqytetin, dhe në këtë edicion të katërt, marrin pjesë artistë vendas dhe të huaj nga Uruguai, Argjentina, Zvicra, Spanja, Italia, Greqia etj,. Tirana Mural Fest është ideuar nga Henril Çule, Drejtor i Ndërmarrjes së Dekorit dhe kuruar nga artisti Helidon Haliti. /

Të fundit

Manjani: SPAK për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e fustaneve

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me tone ironike lidhur me veprimtarinë e SPAK, duke nënvizuar se struktura...

Ari zviceran dhe sulmi i Donald Trumpit

Pse Zvicrau godit me një tarifë prej 39%? Argumenti i Uashingtonit është i thjeshtë. Ai beson se partnerët tregtarë të SHBA-së kanë akses të gjerë në tregun...

Tomas Man, arkitekti i romanit modern gjerman

12 gusht 1955 - Vdekja e shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në horizontin e letërsisë gjermane të shekullit XX, Tomas Man shfaqet si një monument i ndërtuar...

Digjet “Syri i Kaltër”, flakët në parkun natyror vijojnë, evakuohen 500 turistë

Zjarri që përfshiu zonën natyrore të Syrit të Kaltër në Sarandë pasditen e djeshme ka vijuar edhe gjatë natës, ndonëse me intensitet më të...

Nga hero kombëtar në tradhtar/ Përballja e Novak Gjokoviçit me regjimin e Beogradit

Pasi është rreshtuar ngadalë pas lëvizjes protestuese në Serbi, tenisti i njohur Novak Gjokoviq po përballet me një fushatë të mediave proqeveritare në Beograd....

Lajme të tjera

Web TV