Dashi
Shmangni debatet dhe problemet gjatë kësaj dite dhe mundohuni të jeni sa më pozitivë me çdo gjë. Mërkuri dhe Marsi do ju sjellin goxha probleme. Nëse keni një lidhje do keni kundërshtime me atë që keni në krah dhe debatet do jenë të vazhdueshme. Ambient nuk do jetë asnjë moment i qetë. Ju beqarët do keni takime, por tek secili do shihni të meta dhe nuk do pranoni të shoqëroheni më gjatë. Në punë gjërat nuk do ju ecin sipas planeve dhe kjo do ju krijojë stres e ankth të madh. Edhe sikur ta keni biznesin tuaj nuk do arrini atje ku doni. Për financat yjet nuk do jenë aspak të favorshme dhe gjendja do mbetet e njëjtë.
Demi
Do tregoni shumë kujdes për imazhin tuaj gjatë kësaj dite dhe për këtë mund të vendosni të mbani larg disa persona të dëmshëm. Ju që jeni në një lidhje do keni një ditë plot me ndodhi të këndshme. Së bashku me partnerin do bëni edhe plane për të ardhmen. Bëni vetëm kujdes mos këto emocione iu bëjnë të humbisni drejtimin. Ju beqarët do filloni të pëlqeni dike që e njihini prej kohesh, por që kurrë nuk e keni pasur qejf. Në punë dita do jete e qëndrueshme dhe pa ndonjë problem serioz. Vazhdoni të tregoheni të kujdesshëm dhe të mendoheni gjatë para se të veproni. Në planin financiar kënaquni me ato qe do iu sjellin planetët. Po të kishit më shume para do shpenzonit më shumë.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do keni shumë vullnet dhe dëshirë për të vendosur paqen. Gjithçka për ju do ecë më së miri. Nëse keni një lidhje, dëshira për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme do iu bëjë të merrni parasysh edhe dëshirat e partnerit tuaj. Megjithëse duhet ta kishit bërë më parë këtë, përsëri nuk është vonë. Ju beqarët do keni edhe takime, por do ëndërroni shumë me lart. Do jeni përsëri te mërzitur. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do keni arritje të jashtëzakonshme. Nga ana tjetër nuk do ju mungojë as maturia dhe durimi. Financat do jene në përgjithësi te mira, por nëse do bëni shpenzime mendohuni mirë sa para do harxhoni.
Gaforrja
Venusi do ju nxitë të jeni më të hapur dhe më të gatshëm për të diskutuar sot. Ju të dashuruarit nuk do mbani më mëri për problemet e së shkuarës dhje do e shihni të ardhmen me më shumë optimizëm dhe hare. Shprehini edhe frikërat dhe mos mbani asnjë ndryshim përbrenda. Nëse jeni beqarë do afroheni shumë me një person dhe do ndiheni gati për të dalë më shumë e për t’u njohur. Në punë ambicia do jetë shumë e madhe dhe do arrini çdo qëllim që do i vini vetes. Shumë nga ëndrrat do ju plotësohen shpejt. Në planin financiar do i rregulloni që të gjitha problemet që keni pasur falë një shpërblimi të majmë që do merrni.
Luani
Klima në jetën tuaj do jetë e ngrohtë dhe gëzimi do ju shoqërojë gjithë kohës. Nëse keni një lidhje do jeni më bashkëpunues me partnerin dhe për të mos pasur debate mund të pranoni edhe disa gjëra që as që i mendonit të mundura njëherë e një kohë. Pavarësia e njëri-tjetrit nuk do preket për asnjë moment. Ju beqarët do jeni indiferentë dhe nuk do ndiheni gati për ta hapur zemrën. Në punë ka ardhur koha të fluturoni me krahët tuaja dhe të mos vareni më nga kolegët. Do i kushtoni rëndësi edhe disa projekteve të lëna pas dorë dikur. Me financat do jeni shumë më të matur dhe nuk do keni probleme serioze.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do adhuroni aventurat dhe askush nuk do ju ndalë të bëni atë që mendoni. Sektori i dashurisë për ju që keni një lidhje do jetë i favorizuar nga planetët. Lidhja juaj do bëhet më e qëndrueshme dhe ju do ndiheni mirë pranë të dashurit tuaj. Ju beqaret do jeni mahnitës dhe do bëni për vete atë që doni. Do jetë një ditë shumë e bukur. Në punë do jeni edhe më të lirë për të bërë atë që dëshironi. Shefat do kenë besim të verbër tek ju dhe do ju besojnë një sektor vërtet të rëndësishëm. Plutoni do iu mbrojë në sektorin financiar. Do keni shumë fat. Përfitoni sa më shumë, por tregohuni në çdo moment edhe vigjilentë.
Peshorja
Sot do preferoni të jeni përherë ju që do thoni fjalën e fundit. Ju duket vetja më superiorë dhe me më shumë besim tek vetja. Nëse jeni në një lidhje, më në fund do afroheni më pranë partnerit tuaj dhe do ia shprehin gjitha ato që keni menduar prej kohesh. Nëse jeni ende vetëm, mos kërkoni të bëni asgjë me ngut sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit dhe keni për të vuajtur. Në punë duhet të bëni gjithçka për të vënë edhe më në pah vlerat tuaja. Vetëm në këtë mënyrë do i kënaqni shefat dhe do merrni atë që dëshironi. Për financat do jetë ditë delikate dhe nuk do mund të kryeni asnjë shpenzim të madh.
Akrepi
Sot do jeni shumë të kujdesshëm për veten dhe për ata që doni. Nuk do lejoni askënd t’ua prishë imazhin ju dhe personave të zemrës. Nëse keni një lidhje, planetët do ua mbrojnë gjatë gjithë kohës marrëdhënien. Nga ana tjetër ata do ju nxitin të përgatisni surpriza të njëpasnjëshme dhe të dy palët do ndiheni për mrekulli. Ju beqarët do merrni vendime të rëndësishme mbi të ardhmen dhe do ndiheni të plotësuar. Jeta profesionale nuk do ecë ashtu si do dëshironit megjithatë probleme serioze nuk do ju dalin. tregohuni vetëm pak më të logjikshëm dhe të duruar. Sektori i financave do jetë mjaft konfuz. Mendohuni mirë para se të hidhni çdo lloj hapi pasi nuk është koha për të rrezikuar.
Shigjetari
Marsi dhe Mërkuri do ju bëjnë të keni reagime të forta gjatë kësaj dite sidomos në familje. Mundohuni të tregoheni më të moderuar nëse nuk doni probleme serioze. Nëse jeni në një lidhje duhet patjetër të shtoni dozat e imagjinatës dhe të bëni gjëra të reja sepse rutina do bëhet mbytëse dhe destabilizuese. Ju beqarët do jeni të mbyllur dhe nuk do merrni as guximit të njiheni me disa persona që do ju ftojnë. Në punë yjet do ju bëjnë shumë më kreativë dhe me fat. Çdo gjë do ju realizohet fiks ashtu si e keni dashur. Me shpenzimet mos u tregoni të palogjikshëm sepse problemet do jenë të mëdha.
Bricjapi
Merrini gjërat si t’iu vijnë sot dhe dëgjoni më shumë zemrën sesa arsyen. Nëse jeni në një lidhje ka shumë gjasa që ëndrrat tuaja të bëhen realitet. Tensioni do shuhet përfundimisht dhe partneri do bëjë çdo gjë që ka në dorë për t’ua plotësuar qejfet. Ju beqarët do keni një ditë më të bukur nëse i shprehni ndjenjat më tepër. Mbrëmja ka për të qenë edhe më intensive. Sipas Dritare.net, në punë çdo gjë do ju ecë mirë. Nuk do lodheni dhe nuk do stresoheni aspak. Për financat duhet të jeni edhe më të kujdesshëm sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur më pak do e prisni.
Ujori
Intuita nuk do funksionojë si duhet gjatë kësaj dite dhe herë pas here nuk do dini si të veproni. Nëse keni një lidhje mos u tregoni shumë mosbesues kundrejt partnerit. Nëse ju e ruani në çdo hap që hedh ai me të drejtë mund të mërzitet. Ju beqarët do filloni të pëlqeni një koleg pune. Edhe ai ka kohë që iu pëlqe, por nuk ua ka shprehur nga frika se mund të humbe edhe miqësinë tuaj. Në punë lëreni mënjanë imagjinatën tuaj të zhvilluar dhe kthehuni në realitet. Merrni edhe disa masa që askush të mos ndërhyjë në planet që keni bërë. Për sektorin e financave dita e sotme do jetë e mrekullueshme. Gjithsesi mos u tregoni aspak impulsive me shpenzimet sepse situata mund të ndryshojë menjëherë.
Peshqit
Kjo ditë nuk ka për të qenë shumë e mirë dhe herë pas here do jeni me inat. Nëse keni një lidhje do bëni të pamundurën për të qene partner serioz, besnik dhe i përkujdesur, por do ju tërheqë edhe dikush tjetër dhe pa dashje do e lini pas dore atë që keni në krah. Tundimi do jetë i fortë. Nëse jeni beqarë ka mundësi që t’i riktheheni një dashurie të vjetër, por ndryshe nga më parë me më shumë pasion. Në punë do ndërmerrni iniciativa dhe nuk do hezitoni të shprehni idetë dhe mendimet që keni. Shpenzimet mbajini gjithë kohës nën kontroll për të mos pasur probleme. /dritare.net