Çfarë po ndodh? Shqiptarët largohen nga Greqia, emigrojnë drejt…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët e ligjshëm me leje qëndrimi të vlefshme po largohen nga Greqia për në vendet më të pasura.

Nga të dhënat e publikuara në gusht nga Ministria Greke për Migracionin dhe Azilin, thuhet se shqiptarët po largohen masivisht nga Greqia drejt vendeve të tjera.

Sipas të dhënave të nxjerra nga Ministria në gusht 2021, 422.954 emigrantë nga Shqipëria kishin një leje qëndrimi të vlefshme. Kjo përbënte 63,07% të të huajve rezidentë të ligjshëm në Greqi. Megjithatë, të dhënat sugjerojnë se në vitin 2022 janë 291 868 shtetas shqiptarë me leje qëndrimi të vlefshme në Greqi.

Rënia e numrit të emigrantëve shqiptarë në Greqi lidhet jo vetëm me procedurat më të rrepta për dhënien e lejeve të qëndrimit dhe marrjen e nënshtetësisë greke, por edhe me një lëvizje dinamike të punëtorëve shqiptarë dhe familjeve të tyre drejt vendeve të tjera evropiane me kushte dhe perspektiva më të mira.

Ata zgjedhin vende të tjera evropiane

Një numër i madh i shqiptarëve që jetonin në Greqi kanë emigruar në Evropën Veriore dhe Britaninë e Madhe pasi kanë hasur vështirësi në Greqi përsa i përket punësimit dhe rritjes së çmimeve.

Numri i vitit 2022 i lëshuar nga Ministria përfshin 13.329 shtetasit shqiptarë që identifikohen me emërtimin e veçantë “homogjenë” në letërnjoftime. Kjo i identifikon zyrtarisht si individë të minoritetit grek nga Shqipëria.

Në total, mund të ketë më shumë se gjysmë milioni individë me origjinë shqiptare në Greqi, të cilët së bashku me fëmijët e tyre kanë marrë nënshtetësinë greke ndër vite.

Italia dhe Greqia ende presin numrin më të madh të shqiptarëve që jetojnë jashtë, ku numri është në rritje në Itali ndërsa në Greqi zvogëlohet për shkak të vështirësive ekonomike.


Të fundit

Sulmi fizik ndaj Berishës/ Spaho: Ky është provokimi më i rëndë që nga vrasja e Hajdarit

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me sulmin që iu bë Sali Berishës, ku u qëllua me...

Goditja ndaj Berishës/ Rama: Akt i pajustifikueshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së...

Berisha ‘i bindur’ për agresorin: Është agjent i policisë, e di nga burimet e mia!

Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku po jep versionin e tij për incidentin që i ndodhi gjatë protestës ku...

Sulmi ndaj Berishës/ Topalli: Një nga momentet më të errëta në historinë e pluralizmit

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka dënuar sulmin me grusht ndaj Sali Berishës gjatë protestës së zhvilluar sot nga opozita. Me anë të një postimi në Facebook,...

Spanja kërkon të kapërcejë Marokun, publikohen formacionet zyrtare të skuadrave

Spanja do të përballet me Marokun në 1/8 e Kupës së Botës. Ndeshja fillon në orën 16:00 dhe luhet në stadiumin “Education City Stadium”. La Roja...

Lajme të tjera

Web TV