Pas aneksimit të 4 rajoneve nga Putin, Ukraina paraqet kërkesën për anëtarësim në NATO

Ukraina ka paraqitur zyrtarisht kërkesën e saj për t’u anëtarësuar në aleancën e NATO-s.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Kujtojmë se sot Putin ka nënshkruar dekretin për aneksimin e katër rajoneve ukrainase, për të cilat më parë u bë edhe një referendum.

Rezultatet e referendumit por bashkimit me Rusinë nuk njihen nga Perëndimi.

Ndërkohë, kujtojmë se një nga arsyet që çoi në nisjen e agresionit ndaj Kievit, ishte pikërisht fakti që Moska nuk dëshironte NATO-n pranë kufijve të saj.