Berisha rikthen akuzën e vjetër: Kim po bën si guvernatore  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se PD mbetet e vendosur për të zhvilluar marrëdhënie miqësore bashkëpunimi me SHBA-të, por se ambasadorja Yuri Kim duhet t’iu kërkojë falje demokratëve për frazën me barin. Ai tha se ambasadorja po sillet në Shqipëri si guvernatore e shqiptarëve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për shtyp, deklaroi se ambasadorja amerikane “flet si guvernatore” dhe “shkon në një super harmoni me elementë të diskredituar kombëtarisht dhe botërisht si Edi Rama apo Taulant Balla”. “Në rastin konkret, ambasadorja që flet si guvernatore, siç e keni parë, shkon në një super harmoni me elementë të diskredituar kombëtarisht dhe botërisht si Edi Rama, Taulant Balla, etj. Po marr vetëm një shembull. Këtu erdhi në një udhëtim sekretari Mike Pompeo. Ishte lënduese për reputacionin e miqësisë mes dy vendeve, kur atë e pritën dy mafiozë të damkosur: Taulant Bego Yaris dhe Alket Hyseni. Unë mendoj se zonja ka përgjegjësi. Alket Hysenin e kanë larguar nga deputet dhe partia si mafia e pronave në Sarandë. Taulant Bego ka disa mbiemra të drogës. Edhe kjo makina e fundit nxirrte 300 kg drogë në Maqedoni ose Greqi. A mundet që konferenca e 100-vjetorit, dhe kjo e detyroi sekretarin, që në njoftimin e tij, t’i vinte vizë këtyre takimeve. Takova, tha, vetëm përfaqësuesit e opozitës iraniane”, tha Berisha. Ish- kryeministri Sali Berisha duke ju referuar intervistës që ambasadorja dha për një media shqiptare tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ulen në tavolinë edhe me “kukllat” e Vladimir Putin. Ai tha se nuk është PD non grata, por PD do të shpall Sorosin “non grata”. “Zotimi i ambasadores se zyrtarët amerikanë nuk takohen me persona të dezinjuar është një deklaratë sikur ta kishte bërë Edi Rama, sepse është gënjeshtër. Zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit takohen me të dezinjuar apo edhe me “kukulla” të Vladimir Putinit. SHBA është aksioneri kryesor i sigurisë së botës së lirë dhe ne, në opozitë dhe pushtet, besojmë se duhet të bëjmë çdo kontribut të mundshëm që ky funksion të përmbushet në interesin më të mirë të vendit dhe paqes në botë. Natyrisht, nuk bëhet fjalë këtu për marrëdhënie me Sorosin dhe mafien e tij. Ka një zotim solemn: “Non grata” do jetë vendimi i qeverisë së PD-së për Sorosin”, tha ai. Berisha bërë i një krahësim mes Enver Hoxhës dhe Yuri Kim. Ai ka kujtuar historinë e barit Kim. “Përveç kësaj, u bë e famshme ajo fraza e barit. Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve që edhe bar do hamë dhe nuk do u nënshtrohemi imperalistëve amerikanë, kurse zonja u tha demokratëve edhe bar do hani. Unë i kam deklaruar se pa kërkesë ndjesë publike, ajo nuk takohet me Sali Berishën. Pavarësisht se është përfaqësuese e vendit më të fuqishëm në botë, jashtë gabimit nuk del askush dhe arroganca nuk është virtyt”, shtoi Berisha.

Lexo edhe :  Lëvizje në Policinë e Elbasanit/ Ja kush e merr postin e zv/drejtorit

Primaret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se forca politike që ai drejton nuk do të heqë dorë nga sistemi i zgjedhjeve brenda partisë të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme vendore, edhe pse do të bashkërendojë emrat me partitë e tjera të opozitës. “Ne do ulemi me aleatët, do ulemi me PL dhe aleatët e tjerë dhe do bashkërendojmë, do bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimumin e konsensusit. Problemi i vetëm është se ne, nga primaret nuk mund kurrsesi të largohemi. Atë që sollëm ne, sollëm primaret. Nëse largohemi prej tyre, nuk jemi më vetja jonë. Ndaj dhe nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret që do zhvillohen, janë mendime të ndryshme, por cilido mendim të mbizotëroj, nuk mund t’u them se nuk e di, por asnjë prej tyre nuk e vë në diskutim primaret”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

Instalacioni tek Kryeministria

Kreu i PD-së Sali Berisha ka ironizuar edhe njëherë sipërmarrjen e qeverisë shqiptare për instalimin e disa satelitëve, kryesisht në funksion civil, por edhe instalacionet artistike që parashikohen në ambientet e kryeministrisë. Sipas tij, “Edi Rama, pasi i vjedh qytetarët e këtij vendi në mënyrë të pangopur, ka filluar t’i tallë me përçmim. Një akt i tillë është qëndrimi i tij ndaj shpenzimeve dhe vjedhjeve të fundit me dy projekte, me projektin e instalimit në oborrin e kryeministrisë prej 4 milionë eurosh të arkave të drurit me vazo, një akt që kurrë një zyrtar nuk mund t’ia lejonte vetes. Atë instilacion ta marrë ta çojë në Surrel”, tha Berisha. Sa për kontratën e satelitëve, Berisha nënvizoi se “ai u tha shqiptarëve se satelitët më duhen se nuk kanë kushërinj, halla apo teze, që të fshehin kullat. Sipas tij, nga qielli, 14 kate pa leje të njërës prej tyre, duken më mirë se nga distanca apo nga rruga, qindra metra larg. Ky është një akt i papërgjegjshëm, me të cilin Edi Rama kërkon të mbulojë vjedhjet që bën”.

Të fundit

“Non grata” nga SHBA-ja/ Berisha: LaCivita nuk ka tagër për të lobuar

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për media, u shpreh se kompania amerikane e kontraktuar për të...

Durana Tech Park, hapen thirrjet për aplikime

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ftoi sot bizneset të aplikojnë për t’u vendosur në Durana Tech Park, parku i parë teknologjik dhe shkencor...

Thirrje për pjesëmarrje në botimet e DPA-së

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka kënaqësinë të ftojë studiuesit, ekspertët e arkivave të trojeve shqiptare dhe të mbarë rajonit, si edhe çdo...

65-vjetori i themelimit të Gramshit, përurohet instalacioni i veçantë

Gramshi festoi në prag të kësaj mesjave 65-vjetorin e themelimit të këtij qyteti, bashkëmoshatar me uzinën e famshme të prodhimit të armëve luftarake të...

Shqipëria bëhet’ dhe Lëvizja ‘Bashkë’ dy partitë e para që duan të regjistrohen në KQZ

“Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja “Bashkë” e Arlind Qorit, janë dy partitë e para që kërkojnë në KQZ të regjistrohen për 11 Majin,...

Lajme të tjera

Web TV