Elon Musk prezanton për herë të parë robotin e tij humanoid, ja sa do të kushtojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliarderi teknologjik Elon Musk ka prezantuar prototipin më të fundit të një roboti humanoid që po zhvillohet nga kompania e tij e makinave elektrike Tesla. Optimus u shfaq në skenë në një event të Silicon Valley, ku pwrshwndeti me dorë audiencën dhe ngriti gjunjët. CEO Elon Musk tha se roboti ishte në proces pune, por mund të jetë në shitje për publikun pas disa vitesh.

Robotët e tregut masiv të Tesla-s do të testohen duke punuar në fabrikat e makinave, thonë inxhinierët e kompanisë. Prototipi u ngjit në skenë gjatë një prezantimi vjetor të Ditës së Tesla AI [inteligjencës artificiale]. Njerëzve iu shfaq një video e Optimus duke kryer detyra të thjeshta, të tilla si ujitja e bimëve, mbajtja e kutive dhe ngritja e shufrave metalike.

Musk tha se robotët do të prodhohen masivisht, me një kosto më të ulët se 20,000 dollarë (17,900 £) dhe do të jenë të disponueshëm brenda tre ose pesë viteve.

“Është me të vërtetë një transformim themelor i qytetërimit siç e njohim ne,” vazhdoi ai.

Investitorët dhe analistët financiarë kanë shprehur skepticizëm se Tesla do t’i drejtohet robotikës, duke e këshilluar që të fokusohet, në projekte më afër biznesit kryesor të Tesla-s, makinat elektrike. Por Musk tha se donte të zgjidhte një nga problemet më të vështira të inteligjencës artificiale: si të krijonte një makinë që mund të zëvendësojë një njeri.

Sipërmarrësi, i cili dikur paralajmëroi se inteligjenca artificiale është një kërcënim për njerëzimin, tha se Tesla dëshironte të sigurohej që kalimi në një shoqëri ku robotët kryenin punën dhe njerëzit korrnin përfitimet, ishte një tranzicion i sigurt.

“Ne gjithmonë duam të jemi të kujdesshëm që të mos shkojmë në rrugën e Terminatorit,” paralajmëroi ai, duke iu referuar një filmit të suksesshëm.

Të fundit

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Juventus arrin akordin me yllin e Premier League

Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ekipet e tjera...

Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të dashur dhe famshëm, që prej...

Shkaktuan zjarret në Lukovë dhe Tragjas, arrestohet 1 person

Policia e Vlorës ka arrestuar 1 person dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë për 3 raste zjarrvënie, përkatësisht në Lukovë, Bolenë dhe Tragjas. Specialistët...

Lajme të tjera

Web TV