Ndërtimet pa leje/ Çuçi: Policia dhe IKMT kanë kusuret e tyre, por fajin e ka drejtësia!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar se një tjetër ndërtim pallati tek zona e “Myslym Shyrit” në Tiranë ka kate shtesë pa leje të cilat do t’i kthehen qytetarëve, sipas ligjit në bazë të vendimit të fundit të marrë nga qeveria për konfiskimin e shtesave në mënyrë abuzive.

Ministri Çuçi pranoi se “policia tha IKMT kanë kuruset e veta”, por nga ana tjetër sulmoi sërish drejtësinë dhe prokurorët e gjykatësit që marrin sipas tij rryshfet nga “njerëzit me kamur”.

“Kjo që po bëjmë nuk është fushatë mediatike apo demagogji por operacion ligjzbatimi kundër këtyre guximtarëve që i bazojnë aventurat e tyre mbi pjesën e mbetur të sistemit të vjetër të drejtësisë të cilët kur i vijnë dosje nga njerëz apo subjekte të kamura për evazion fiskal për krime të tjera e shohin si mundësi për të pasuruar xhepat e tyre. Kështu ndodh që të ndëshkohen njerëz për një cati apo avlli apo dritare e këta shpëtojnë nga kjo pjesë e mbetur e sistemit te drejtesise”, tha Çuçi.

Ai nënvizoi se Policia e IKMT ka kusuret e veta “por kjo pjesë e drejtësisë sikur të bënte punën do kishim rezultate shumë më të mira”.

“Ne sot kemi aritur ta ulim 10 fish numrin e sipërfaqeve të ndërtuara pa leje. Ky subjekt është subjekt që jo vetëm ka kate pa leje por një ndryshim skandaloz të projektit nga ai i miratuari më parë. Sot pasi të mbarojnë verifikimet e plota për gjithë sipërfaqen do i nënshtrohet ligjit dhe çdo metër katrorë pa leje do i kthehet publikut”, tha Çuçi.

Të fundit

“Kur hyn Shqipëria në BE? Mund të ndodhë në 2030!”

Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë...

“Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime”

Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet për sa kohë drejtohet nga...

Tregtarët romë kundërshtojnë bashkinë, vijojnë shitjet në tregun e vjetër

Gjatë kësaj të marte një pjesë e tregëtarëve rom në Gjirokastër kanë dalë sërish për të tregëtuar në mjediset e tregut të vjetër, në...

Putin injoron kërcënimet e Trump, lufta vazhdon

Burime pranë Kremlinit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pavarësisht kërcënimeve të Donald Trump për sanksione më...

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ku zhvilloi...

Lajme të tjera

Web TV