Rusia pranon dështimin në qytetin që aneksoi, ushtarët largohen nga frika e rrethimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria ruse e mbrojtjes tha se ka tërhequr trupat ruse nga qyteti strategjik Lyman në Ukrainën lindore.

“Për shkak të kërcënimit të rrethimit, trupat aleate janë tërhequr nga Krasnyi Lyman në pozicione më të mira”, thotë ministria, sipas BBC.

Krasnyi (i kuq) Lyman ishte emri i vjetër sovjetik për Lyman, në të cilin forcat ukrainase thonë se kanë hyrë. Rusia i quan trupat e saj “aleate” me luftëtarët lokalë të mbështetur nga Moska.

Gjatë ditës së sotme, ushtria e Ukrainës njoftoi se kishte rrethuar disa mijëra ushtarë rusë në Liman, një qendër me rëndësi kritike për Moskën.

Trupat ukrainase rrethuan 4-5 mijë ushtarë rusë, të cilët nuk luftuan, por u larguan nga qyteti.

Lyman është në rajonin e Luhanskut, të cilin Putini e shpalli territor rus ditën e djeshme dhe kërcënoi se do të përdorte armë bërthamore për ta mbrojtur. Megjithatë, Luhansk njihet ndërkombëtarisht si territor ukrainas, ashtu si edhe rajonet e tjera të aneksuara nga Rusia.

Të fundit

Lajm i mirë nga shkenca! Dhëmbët do mund të rriten sërish pas heqjes

Shkencëtarët ia kanë dalë që të rrisin dhëmbë njeriu në laborator duke shënuar një moment të rëndësishëm që mund...

Shqiptarët “harrojnë” gomonet, ikin në Angli me jaht, arrestohen 20 prej tyre

20 emigrantë shqiptarë janë kapur nga autoritetet britanike në Kanalin Anglez, pasi ishin fshehur në kuvertën e një jahti luksoz, me qëllim kalimin e...

Blerja e votave për Partinë Demokratike në Lushnje, çështja kalon në SPAK

Një rast i tentativës për blerje vote është zbuluar dy ditë më parë në Lushnje, ku një 38-vjeçar, Marin Leka, mbështetës i Partisë Demokratike,...

RTSH: Nga jashtë ka të drejtë Agroni, nga brenda Thomai

Nga Lutfi Dervishi Nëse e shikon nga ballkoni i dikujt që nuk sheh RTSH-në,  që s’di në ç’kanal ndodhet dhe që beson se çdo para...

“Brenda kësaj vere…”, ja kur do marrë fund ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku njoftoi se këtë verë përfundon një nga kalvarët më të gjatë të infrastrukturës Qukës-Qafë Plloçë. Në aktivitetin “Infrastruktura, arritjet dhe Sfidat...

Lajme të tjera

Web TV