Kryeqyteti ngjyroset bardheblu/ Tirana triumfon në derbin ndaj Partizanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gola, VAR dhe emocione pafund. Ndryshojnë protagonistët, por jo përfundimi, kryeqyteti mbetet bardheblu, me Tiranën që feston sërish në derbi. 13,500 tifozë në “Air Albania” shijuan një sfidë të fortë, të luftuar për çdo top, por në fund ai që bëri diferencën ishte Redon Xhixha, autor i një “dopjetë”.

Fati dukej si ishte me bardheblutë teksa gjyqtari i takimit me ndihmën e sistemit VAR akordojë një penallti në favor të Tiranës.

Nga 11 metra distanca, Rexhepi bën heroin duke i kuptuar krahun Xhixhës. Fati dukej se kaloi nga ana tjetër e kryeqytetit, teksa në minutën e 35-të, Bruno Lulaj i ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Skukës duke lënë Tiranën me 10-të lojtarë.

Atëherë kur më pak pritej, në limitet e pjesës së parë, Xhixha përfitoi nga një gafë e portierit Rexhepi duke kaluar Tiranën në avantazh dhe tifozët bardheblu në delir. Në fraksionin e dytë, Partizani s’postoi rivalët në gjysmëfushë, por fati nuk ishte me “demat” që flirtuan me golin e barazimit në më shumë se një herë. Të hedhur përpara, të kuqtë harruan sërish Xhixhën, me sulmuesin që përfitoi duke realizuar një super gol, kompletoi “dopjeten” e tij personale duke blinduar fitoren e Tiranës.

Ekipi i kuq e mbyll ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me të kuqe të Matondos (Për shkak të një ndërhyrjeje)

Ekipi i Shehit merr një sukses me forcë dhe karakter, mban kryeqytetin bardheblu dhe afron Tiranën me vetëm një pikë larg kreut që vijon të mbahet nga Partizani.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV