Spektakël me plot 9 gola, City turpëron Manchester United në derby-n e Premier League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mbyllur me një rezultat tenistik dhe fitore të thellë 6-3 në favor të City-t derbi i Manchester-it kundër United. Në “Etihad Stadium” ekipi i Guardiolës e nisi me një vrull të frikshëm, pasi pjesa e parë përfundoi me shifrat 4-0.

Dy gola Foden dhe dy Halaand. Me nisjen e pjesës së dytë Manchester United shënoi golin e nderit me Antony-n, i cili hyri si zëvendësues, ndërsa menjëherë më pas klubi ‘sheik’ i dërgoi shifrat në 6-1 falë Halaand dhe Foden. Të dy futbollistët realizuan ‘tripletë’ në derbi, ndërsa deri në fund të lojës United zbuti humbjen me dy gola të Martial.

Ky derbi e futi në histori sulmuesin e City-t Halaand, pasi norvegjezi arriti ‘tripletën’ e tretë radhazi në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi. Kur janë luajtur 8 ndeshje norvegjezi ka realizuar 14 gola. Statistika mbresëlënëse që shkaktojnë frikë dhe panik te kundërshtarët. Me këtë fitore City ngjitet në vendin e dytë me 20 pikë, 1 më pak se Arsenali kryesues.

 

Të fundit

Nga zhgënjimi i vitit 2003 te triumfi më 2006; mesazhi i paharruar i Maldinit për Buffon

Viti 2003, stadiumi “Old Trafford”. Finalja e parë krejt italiane e Champions League vendosi përballë Milanin dhe Juventusin, një...

Zbardhet propozimi i Putin që fronti i luftës mos hyjë më thellë në Ukrainë

Vladimir Putin sipas BBC mësohet se ka ofruar të ndalojë ofensivën e tij dhe të “ngrijë” vijën e frontit në Ukrainë, nëse Volodymyr Zelensky...

Prapaskenat në Alaska, Putin kërkon që rusishtja të jetë gjuhë zyrtare në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka vlerësuar si “shumë të dobishme” bisedimet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të zhvilluara dje në Alaskë. Mediat ruse...

SHBA transferon 50 automjete të blinduara sigurie në Kosovë

Shtetet e Bashkuara i kanë transferuar 50 automjete të blinduara sigurie Kosovës, si pjesë e Programit të Artikujve të Tepërt të Mbrojtjes. Në njoftimin e ambasadës...

Italia fuqizon ekonominë ushtarake

Tregtia e armëve nuk është më vetëm çështje industriale apo gjeopolitike, ajo mbetet një strukturë ekonomike që përfshin qeveritë dhe territoret, një sistem i...

Lajme të tjera

Web TV