Aubameyang kujton periudhën e tij tek Milani: “Ronaldo ishte pak i shëndoshë por….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pierre Emerick Aubameyang ka kujtuar kohën e kaluar në stërvitje me Ronaldo Nazario tek Milani përpara ndeshjes së Chelseas ndaj kampionëve të Seria A në Champions League.

Klubi i Stamford Bridge aktualisht është në fund të Grupit E pas një humbjeje dhe një barazimi nga dy ndeshjet e tyre të para. Tani, ata përballen me kundërshtarët e tyre më të vështirë brenda grupit.

Trajneri i ri Graham Potter regjistroi fitoren e tij të parë si trajner të shtunën pas një fitoreje të vuajtur kundër Crystal Palace në Selhurst Park.

Nënshkrimi i verës, Aubameyang, hapi llogarinë e tij kundër Palace me një gol mënyrë të shkëlqyer.

Përpara ndeshjes kundër ish-skuadrës së tij, Aubameyang foli për kohën që kaloi në stërvitje me superyllin brazilian, Ronaldo.

Ish- kapiteni i Arsenalit pohoi se megjithëse ishte ‘pak i trashë’ ai ishte akoma më i miri përreth.

Ai tha, për The Sun: “Ekipi ishte vërtet i fortë, për të thënë të vërtetën. Ronaldo, Paolo Maldini, Alessandro Nesta… në atë kohë isha shumë i ri.

Unë thjesht po përpiqesha të përmirësohesha dhe ta shikoja atë për të mësuar sa më shumë që të mundja. Të them të drejtën, ai ishte pak i shëndoshë deri atëherë! Por ai ishte akoma më i miri. Gjithmonë do ta kujtoj kur Carlo Ancelotti e kishte menduar për gjendjen e tij fizike, ai tha: Çfarë do që unë të bëj, të vrapoj apo të shënoj gola?”

Aubameyang shtoi: “Ancelotti tha, ‘shëno gola’, dhe ndeshjen tjetër Ronaldo shënoi dy herë!

“Kjo është pjesë e karakterit dhe si sulmues ju duhet kjo sepse duhet të jeni të fortë mendërisht”.

Të fundit

Dënohet me 1 vit e 8 muaj burg rivali kryesor i Erdogan

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprat penale "fyerje publike"...

Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare

Presidenti Bajram Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për...

Rama thirrje qytetarëve: Denonconi noterët dhe avokatët që ju kërkojnë pagesë

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania. “Është në shkelje të...

Skandal ajror! Një avion merret peng, mbyllet përkohësisht aeroporti

Një avion i vogël privat u mor peng në Kanada të martën, duke detyruar autoritetet të bllokojnë përkohësisht hapësirën ajrore mbi Aeroportin Ndërkombëtar të...

Hodhi mbeturina nga makina/ E pëson personazhi i ‘TikTok’-ut, Kozak Braçi!

Një video e publikuar në rrjetet sociale që tregonte një person duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje ka çuar në...

Lajme të tjera

Web TV