Simone Inzaghi drejt shkarkimit, në “pole position” qëndron fituesi i tripletës në 2010

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rikthimin e kampionatit pas pauzës së kombëtareve, pritej edhe reagimi i Interit që kërkonte me ngulm të kthehej te fitorja.

Roma rezultoi kundërshtar aq i vështirë sa ç’pritej duke përmbysur zikaltrit në “San Siro”, duke e bërë të pavlefshëm golin e Dimarco-s në minutën e 30-të falë një koordinimi fantastik të Dybala brenda zonës dhjetë minuta më vonë e falë një goditjeje të Smolling në pjesën e dytë.

Kështu, Kristjan Asllani nuk mundi të largohej me tri pikë në ndeshjen e tij të parë si titullar me zikaltrit, një ndeshje në të cilën skuadra e Inzaghit pësoi të katërtën disfatë në kampionat.

Interi konfirmoi se nuk e ka gjetur ende kurën për “sindromën” e përmbysjeve që e ka karakterizuar në këtë fillim sezoni, duke qenë shumë larg pritshmërive dhe më keq akoma duke u distancuar edhe më shumë nga kreu dhe nga objektivi titull.

Në një situatë të tillë, padyshim që retë e zeza janë rikthyer për Simone Inzaghin. Edhe pse u konfirmua dy javë më parë nga Steven Zhang, shqetësimi dhe irritimi i dukshëm në fytyrën e presidentit të pranishëm në shkallët e “San Siro”-s, ishin sinjali më i mirë i asaj që po zien në kampin zikaltër.

Humbja me Romën i dha vazhdimësi pakënaqësisë së Zhangut ndaj trajnerit, e nisur që me konferencën për shtyp të Inzaghit.

“Kudo ku shkoj unë, më ndjekin trofetë dhe paratë e pakësohen humbjet”, tha 46-vjeçari, fjalë që u morën si një sulm ndaj shoqërisë, sidomos në këtë situatë të vështirë financiare që klubi po kalon.

Nëse tri pikët mund të maskonin mërzitjen e numrit 1 zikaltër, ndalesa e radhës jo vetëm që i shtoi ato, por shërbeu edhe për t’u dhënë fund shanseve në dispozicion të Inzaghit.

Lexo edhe :  Igli Tare piketon një lojtar në Portugali, merkatoja e Milanit vijon

Zhang nuk ka ndër mend t’i lejojë të tjera hapa falsë Simones që i ka konsumuar të gjitha bonuset.

Klubit i është ofruar orët e fundit Paulo Souza, ish-lojtar i Interit dhe njohës i futbollit italian falë eksperiencës së tij te Fiorentina.

Portugezi aplikon të njëjtin modul loje, por nuk bind në Milano, ndërkohë që si gjithmonë në “pole” qëndron Dejan Stankjoviç, që i ka dhënë fund aventurës në drejtimin e Crvena Zvezdës.

Ish-mesfushori zikaltër është një figurë tejet e dashur në shtëpinë e Interit, mbi të gjitha për personalitetin dhe në një moment kur Interi nuk mund të përballojë ekonomikisht asnjë prej emrave të lirë si Zidane, Tuchel apo Pochettino.Inter.it confirms: Stankovic salutes the supporters on SundayInter.it  bekräftar: Stankovic tar farväl på söndag

Të fundit

“Gruan e vrava se më tradhtonte”/ Flet për herë të parë 40-vjeçari shqiptar

Ky është vendi ku u lokalizua dhe u arrestua i fshehur Pandeli Nakoleci, shqiptari 40-vjeçar në foto, që akuzohet...

“Trupi i Faikut është në dollap dhe po prishet”, letrat e Fan Nolit drejtuar Enver Hoxhës

“Letërkëmbimi i Fan Nolit” na sjellë korrespodencën e Nolit mes Enver Hoxhës dhe Sejfulla Malëshovës për amanetin që i kishte lënë Faik Konica. Libri “Letërkëmbimi...

Babai u vrau të ëmën para syve, postimi rrëqethës i vajzës së 36-vjeçares shqiptare

Fëmijët e gruas 36-vjeçare në Volos, e cila u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar mëngjesin e së premtes, më 22 gusht, u përballën...

Ndahet nga jeta gazetari Artur Zheji

Gazetaria shqiptare në zi pas ndarjes nga jeta të një prej emrave më të njohur të saj, Artur Zheji. Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen...

Hamilton optimist tek Ferrari: “Kemi gjithçka duhet për të fituar titullin në vitin 2026”

Me synimin e tij të vendosur në gjysmën e dytë të sezonit, Lewis Hamilton nuk hezitoi të tregonte besimin e tij të plotë në...

Lajme të tjera

Web TV