“Six and the City”, mediat angleze ‘ngacmojnë’ United

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Derbi i Mançesterit dhurojë një shfaqje fantastike për tifozët e futbollit, 9 gola të shënuar, dy “tripleta”, Haaland që vijon të thyejë çdo rekord ndërsa Ten Hag la në stol Ronaldon për 90 minuta. Kjo sfidë tregoi qartë se e tashmja ka një emër, Erling Haaland, “mbreti” i ri në Angli ndërsa CR7 është një kapitull i lavdishëm që i përket të shkuarës.

“Bomberi” norvegjez i shoqëruar nga partneri i tij Phil Foden çmontuar “djajtë e kuq” brenda pjesës së parë duke realizuar nga një dy golësh për kokë, minuta e 44-të dhe rezultati shënonte 4-0 për Manchester City.

United u përpoq të rikthej në lojë me Antony duke ngushtuar shifrat, por vetëm kaq pasi Haaland dhe Foden realizuan sërish duke kompletuar “tripletën” e tyre perfekte. Në fundin e sfidës për të zbutur disi këtë humbje të rëndë mendoi Matrial që realizoi një dygolësh duke sigluar shifrat përfundimtare në 6-3.

Me këtë tre golësh Haaland shkon në kuotën e 14 golave në Premier League, 17 në total në këtë sezon të tij të parë me fanellën e Manchester City. Haaland i mjaftuan vetëm 8 ndeshje për të realizuar 3 tripleta, aq sa kanë shënuar në total lojtarë si Ronaldo, Drogba, Lukaku e shumë të tjerë. Rekordi i ri ka të bëjë me numrin e “tripletave” të shënuar në shtëpi.

Shfaqja që Haaland me shokë dhuruan në derbi ka bërë që mediat angleze të shfrenojnë fantazinë në faqet e para, një nga titujt me pikant ishte ai i Mirror: “Six and the City”, lojëra fjalësh ndërmjet numrit të golave të shënuar nga “qytetarët” dhe komedisë së famshme “Sex and the City”.Mirror

Të fundit

Keni parë ndonjëherë një Bentley prej druri të shitet për gati 100 mijë dollarë?

Një Bentley Continental GT i veçantë është ndërtuar tërësisht prej druri, duke e kthyer makinën luksoze në një skulpturë...

Kërcënimi i Netanyahut: Jemi gati të aneksojmë pjesë të Bregut Perëndimor

E vërteta dramatike është se në Gaza vazhdohet të vdesin. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë të paktën 66 viktima të sulmeve ajrore...

VIDEO/ Analiza në PD: Nga lart-poshtë, por Berisha “amnistohet”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka deklaruar se analiza për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit duhet të nisë “nga lart-poshtë”. Sipas tij,...

“Ka emra shumë interesantë”, çfarë deklaroi Kryemadhi në SPAK?

Monika Kryemadhi, është paraqitur sot, 1 shtator, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK). Në një prononcim për mediat, Kryemadhi deklaroi se po...

Ndërhyrja ruse në GPS-in e avionit të Von Der Leyn, reagon Komisioni Europian

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se avioni që transportonte presidenten Ursula von der Leyen ka hasur ndërhyrje të qëllimshme në sinjalin e tij...

Lajme të tjera

Web TV