Granit Xhaka shpallet lojtari i muajit tek Arsenali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Granit Xhaka po kalon një formë fantastike me Arsenal, që prej kalim të tij në Premier League. Mesfushori me origjinë shqiptare deri më tani është aktivizuar në të gjitha ndeshjet, si në Premier League, po ashtu edhe në Europa League dhe vetëm në sfidën ndaj Bournemouth është zëvëndësuar në minutën e 87-të.

Së fundmi Granit Xhaka ka fituar çmimin si lojtarit më i mirë i muajit shtator te ekipi i Arsenal, me 83 % të votave nga tifozët, duke lënë pas Jesus dhe Saka.

29-vjeçari është pjesë e Arsenal që prej vitit 2016 ndërsa një nisje të tillë Xhaka nuk e ka në asnjë sezon me klubin londinez. Mesfushori ka kaluar vështirësi të shumta, fillimisht humbi shiritin e kapiteni, u përball me zemërimin e tifozëvë, kurse tani ai ka kthyer përmbys çdo gjë, duke u shndërruar në liderin kryesor për Arsenal.

Deri më tani, Xhaka ka shënuar dy gola, kundër Leicester dhe Tottenham dhe gjithashtu ka dhuruar tre asist. Fitorja e fundit në derbi, ishte shumë e veçantë për shqiptarin, pasi për të ishte hera e parë që shënonte në derbin e Londrës së Veriut. Arsenal vazhdon në kryesoj në Premier League me 21 pikë, një më shumë se kampionët e Manchester City.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV