Xavi flet para sfidës ndaj Inter: “Nuk e mendoj humbjen e 2010, nuk do t’i falim sot”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi dhe Barcelona mbërrijnë në stade të ndryshme në përballjen e parë mes tyre në grup në Ligën e Kampioneve. Nga njëra anë, zikaltrit janë në krizë në Serinë A.

Nga ana tjetër Barcelona marshon në La Liga dhe ka kapur Realin në krye të renditjes. Por ecuria në kampionatet përkatëse nuk do të thotë asgjë kur vjen puna te përballjet europiane.

Të paktën kështu mendon trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili e ka bërë të qartë se nuk i beson krizës së Interit. Numri një i stolit të Barçës e ka bërë të qartë se ai dhe Inzaghi e dinë fare mirë se biletën e dytë në grup e ndajnë mes tyre, me Bayern-in që është histori më vete.

MOMENTI I KEQ I INTERIT – “Për mua nuk do të thotë asgjë. Ata kanë një skuadër mjaft të fortë dhe kanë një sistem loje krejt të ndryshëm nga çdo skuadër me të cilën jemi përballur deri më tani.

Luajnë me dy sulmues, gjë që nuk e gjejmë në Spanjë. Ne vijmë nga një moment pozitiv, por këtë duhet ta tregojmë në fushë. Kemi falur shumë në Mynih. Ndaj Interit dua të shoh lojën që bëmë në Mynih, por me rezultat tjetër”.

MBROJTJA ME TRE – “Ajo që di të them është se e kam të qartë se si do të zbresim në fushë. Duke parë karakteristikat e kundërshtarit, duhet të dominojmë topin dhe të luajmë sa më shumë në gjysmëfushën e tyre. Kjo nuk është një ndeshje finale, por shumë e rëndësishme për llogaritë e grupit”.

FITORJA – “Përtej tri pikëve që janë më të rëndësishmet në këtë moment, një fitore do të vlente shumë nga ana morale. Skuadra do të fitonte vetëbesim edhe në Europë. Ndaj duhet të zbresim me 100% të mundësive tona për të treguar se dimë të fitojmë edhe në një fushë kaq të vështirë”.

Lexo edhe :  Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

CHAMPIONS 2010 – “Nuk kam asnjë ndjenjë revanshi. Kanë kaluar 12 vjet dhe tani vij si trajner. Kujtoj se asokohe udhëtuam me autobus në Milano për shkak të shpërthimit të vullkanit. U mundëm në Milano. Kujtoj se ka qenë një përballje e dyfishte me polemika. Mbetet një kujtim i hidhur për ne”.

CHAMPIONS VS LA LIGA – “Unë mendoj se Liga e Kampioneve është më e vështirë. Ajo nuk fitohet gjithmonë nga më i miri, shpesh e vendosin detajet. La Liga është më e drejtë, janë 38 javë”.

Të fundit

“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo...

Akulli 1.5 milionë vjeçar që pritet të zbulojë sekretet e klimës së Tokës

Akulli më i vjetër i Antarktidës ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për analiza, të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të zbulojnë më shumë...

Plas sherri në klubin “Lollipop” në Palasë, panik dhe të lënduar në mes të koncertit

Mbrëmjen e djeshme, momente paniku dhe kaosi janë regjistruar në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po mbahej një koncert me praninë e...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 19 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.2 lekë. Euro, blihet me 97 lekë dhe shitet 97.8 lekë. Franga...

Deti, historia dhe mikpritja/ Rama poston videon me përshtypjet e turistëve nga Durrësi

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një video që paraqet përshtypjet e turistëve të huaj nga qyteti bregdetar i Durrësit. Përmes...

Lajme të tjera

Web TV