NATO dhe Rusia mbeten në konflikt të vazhdueshëm për luftën e Putinit në Ukrainë, me Moskën që ka kërcënuar me një konflikt më të gjerë nëse Perëndimi vazhdon të ndihmojë Ukrainën.
Ndaj, së fundmi duket se edhe Amerika po i përgjigjet direkt provokimeve.
Anija luftarake më e madhe në botë, USS Gerald Ford, nisi misionin e saj të parë në një stërvitje masive të NATO-s si një mesazh sfidues ndaj Putinit.
Anija prej 13 miliardë dollarësh do të jetë partnere me Kanadanë, Francën dhe Gjermaninë, ndër të tjera, në trajnimin e mbrojtjes ajrore dhe luftën anti-nëndetëse për të mbrojtur fuqinë tokësore dhe ajrore.
Stërvitja e NATO-s ka nisur me një mesazh sfidues pasi Rusia pretendoi sot se Vladimir Putin ka përfunduar dokumentacionin ligjor që shënon aneksimin e 15 për qind të territorit ukrainas. Rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia tani janë zyrtarisht në regjimin e Putinit, sipas Kremlinit, pasi Putini kërkon të legjitimojë luftën e tij në Ukrainë.
Megjithatë, trupat e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky vazhdojnë të luftojnë dhe ai njoftoi se ushtria e tij ka çliruar “dhjetëra” vendbanime ukrainase, ndërsa vazhdon kundërsulmimin e saj.