“Njësoj si të bombardojnë”, Rama për gazetën amerikane: Pse nuk kërkuam mbrojtje nga NATO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me sulmet kibernetike në shënjestër të të cilave ishte edhe vendi ynë.

Për gazetën amerikane “Politico”, Rama ka treguar se përse vendosi që si shtet anëtar i NATO të mos përdorë Nenin 5, që e trajton një sulm kundër një shteti anëtar si një “sulm kundër të gjithëve”, dhe që kërkon mbrojtje kolektive.

Kreu i qeverisë është shprehur se ka vendosur që Shqipëria të mos e ndërmarrë atë veprim, edhe pse e ka konsideruar si një “bombardim” veprimin e Iranit.

“Shqipëria vendosi të mos e ndërmerrte atë veprim. Kam shumë respekt për miqtë dhe aleatët tanë për t’u thënë atyre se çfarë duhet të bëjnë. Ne jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm që të jemi shumë të përulur në vlerësimet tona”, tha Rama.

“Është njësoj si të bombardosh një vend, por do ishte e tepërt për ne të mendojmë dhe të arrijmë në vendimin se duhet t’i kërkojmë NATO-s të përdorë Nenin Pesë,” tha kryeministri ndër të tjera.

 

Të fundit

Kukullat Labubu “pushtojnë” edhe Bebe Rexhën, fansat në panik

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Bebe Rexha, i është bashkuar njërit prej trendeve më të përhapura në...

1976 – Lojërat Olimpike në Montreal nën hijen e bojkotit afrikan

Më 17 korrik 1976, u hapën zyrtarisht Lojërat Olimpike Verore në Montreal, Kanada, në një atmosferë të trazuar nga tensionet politike ndërkombëtare. Ajo që...

Zjarr i madh pranë “Zonës 51” në Nevada, shpërthejnë teoritë konspirative

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë bazës ushtarake të njohur si Zonja 51 në Nevada, duke shkaktuar spekulime të shumta nga adhuruesit e...

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit politik mbi të cilin është...

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim që të mbështesë më tej...

Lajme të tjera

Web TV