Pas dasmës, Armina Mevlani “arratiset” te vendi luksoz ku i ka propozuar Shkëlzeni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani kurorëzuan dashurinë e tyre 9-vjeçare më 25 shtator në një dasmë spektakole me më shumë se 300 të ftuar.

Mes tyre ishin të ftuar shumë personazhe të njohur të politikës dhe medias.

Mirëpo, duket se pas dasmës që bëri xhiron e rrjetit, Armina ka zgjedhur të bëjë disa ditë pushimi në Como të Italisë, në një ndër vilat më luksoze të zonës. Ajo ka postuar një video në Instagram, ku shfaqet me një fustan ngjyrë rozë dhe me një libër në dorë.

Kujtojmë që tek një stol në Como të Italisë Armina ka marrë propozimin e parë nga Shkëlzeni.

“Historia me Comon është e tillë, në udhëtimin e parë në vitin 2014, Zeni dhe unë pamë një vend që e pëlqenim të dy dhe u bë si traditë që çdo përvjetor shkonim aty. Tek ai stol kam marrë edhe propozimin e parë, spontan. Dasmën me siguri do ta bëj në Shqipëri sepse kam dëshirë të ftoj shumë vetë, dhe jashtë është vështirë organizimi”, ka zbuluar dikur Armina.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV