Sezoni i çmimit Nobel/ Ja fituesit në Kimi, Mjekësi dhe Fizikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni i çmimit Nobel ka nisur dhe komiteti në Suedi dhe Norvegji emërojnë laureatë në një sërë çmimesh në shkenca, letërsi dhe ekonomi, si dhe në punën e paqes.

Çmimin Nobel për Kimi në vitin 2022, Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur t’ia japë Carolyn R. Bertozzi, Morten Meldal dhe K. Barry Sharpless “për zhvillimin e kimisë së klikimeve dhe kimisë bioortogonale”.

Barry Sharpless dhe Morten Meldal kanë hedhur bazat për një formë funksionale të kimisë – kimisë së klikimeve – ku blloqet e ndërtimit molekular bashkohen shpejt dhe me efikasitet. Carolyn Bertozzi e ka ngritur kiminë e klikimeve në një dimension të ri dhe ka nisur ta përdorë në organizma të gjallë.

Barry Sharpless – shkencëtari i dytë që fiton Çmimin Nobel për Kiminë – i dha jetë kësaj nisme. Rreth vitit 2000 ai ideoi konceptin e kimisë së klikimeve, një formë e kimisë së thjeshtë dhe të besueshme, ku reaksionet ndodhin shpejt dhe shmangen nënproduktet e padëshiruara.

Carolyn Bertozzi e ngriti kiminë e klikimeve në një nivel të ri. Për të gjurmuar biomolekulat e rëndësishme, por të pakapshme në sipërfaqen e qelizave – glikanet – zhvilloi reaksione klikimi që funksionojnë brenda organizmave të gjallë. Reaksionet bioortogonale ndodhin duke mos ndërprerë kiminë normale të qelizës.

Nobel

Nga ana tjetër, një gjenetist suedez është nderuar me çmimin Nobel 2022 në Mjekësi. Svante Pääbo ka fituar çmimin prej 10 milionë korona suedeze ose rreth 867,000 paund, shpallur këtë të hënë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm.

“Përmes kërkimit shkencor, Svante Pääbo, arriti diçka në dukje të pamundur: renditjen e gjenomit të Neandertalit’, tha komiteti Nobel në një deklaratë.

Lexo edhe :  Veliaj, ironi pas seancës së fundit në GJKKO: Vërtet mendoni se jam kaq i rrezikshëm?

Zbulimet e Pääbo sipas komitetit kanë krijuar një kuptim të ri të historisë sonë të evolucionit dhe ky hulumtim ka ndihmuar në themelimin e shkencës në zhvillim të “paleogjenomikës”, ose studimit të materialit gjenetik nga patogjenët e lashtë. Në vitet 1990, kërkimet mbi përpunimin e kodit gjenetik të njeriut po zhvilloheshin me ritëm, por kjo mbështetej në mostrat e freskëta të ADN-së së pacenuar.

Interesi i Prof Paabo ishte në materialin gjenetik të vjetër, të degraduar dhe të kontaminuar nga paraardhësit tanë. Shumë menduan se ishte një sfidë e pamundur, por ai ishte, për herë të parë, në gjendje të rendiste ADN-në nga një copë kocke 40,000-vjeçare. Këto rezultate treguan se Neandertalët – të cilët kryesisht jetonin në Evropë dhe Azinë Perëndimore – ishin të ndryshëm nga njerëzit e sotëm dhe shimpanzetë.

Ndërkohë, çmimi Nobel për Fizikë për vitin 2022 u është ndarë fizikanit francez Alain Aspect, fizikanit teorik dhe eksperimental amerikan John F. Clauser dhe fizikanit kuantik austriak Anton Zeilinger për punën e tyre në mekanikën kuantike, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Akademinë Mbretërore Suedeze të Shkencave, u njoftua se çmimi iu dha tre shkencëtarëve për “eksperimentet e tyre me fotonet e ngatërruara, demonstrimin e shtrembërimit të pabarazive të Bell-it dhe të qenët pionerë në shkencën e informacionit kuantik”.

Me këto eksperimente novatore, Aspect, Clauser dhe Zeilinger demonstrojnë potencialin për të kontrolluar dhe ekzaminuar grimcat e ngatërruara, thuhet në deklaratë.

Të fundit

Dorëheqja e Berishës, një çështje e respektit për ligjin e PD-së

Preç Zogaj Zbatimi i nenit* të dorëheqjes pa kushte të kryetarit kur partia humbet zgjedhjet është pikësëpari një çështje e...

Inter-Napoli, nis gara për sulmuesin që kushton 78 mln euro!

"Gazzetta Dello Sport" raporton se Inter dhe Napoli janë në konkurrencë të fortë për të rikthyer në Serie A, sulmuesin danez, Rasums Højlund, i...

Si e pëson ekonomia e Shqipërisë nga konflikti Izrael-Iran-SHBA

Nga nafta e drithi, te energjia elektrike apo lëndët e para për industrinë, bashkë me anulimin e kontratave në turizëm... përshkallëzimi i konfliktit mes...

Kush është gruaja që po përgatitet për t’u bërë shefja e re e SPAK-ut?

ELTON QYNO - Vetëm 1 muaj nga finalizimi i garës për kreun e Byrosë Kombëtarë të Hetimit (BKH), një lëvizje e papritur është marrë...

Papa Leon bën thirrje për diplomaci: “Në rrezik dinjiteti njerëzor”

Papa Leon i është bashkuar thirrjeve për rikthimin e diplomacisë në Lindjen e Mesme pas një nate tjetër konflikti në rajon. Papa tha se lajmi...

Lajme të tjera

Web TV