U turpëruan në shtëpi nga Napoli, lojtarët e Ajax mbajnë qëndrim ndaj napoletanëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte një mbrëmje ëndrrash për Napolin. Askush më parë nuk i kishte shënuar në ndeshjet europiane 6 gola Ajax-it në “Johan Cruyff Arena”.

Ndaj ishte normale që, pas fishkëllimës së trefishtë të gjyqtarit, humori i lojtarëve të dy skuadrave të ishte jashtëzakonisht i kundërt.

Nëse në dhomat e zhveshjes së Napolit u festua dukshëm për një rezultat që i afroi me fazë tjetër, në ambientin e “Harkëtarëve” mbretëroi zhgënjimi për një disfatë të përmasave të imagjinueshme.

Në fund të takimit, një pjesëtar i stafit të Napolit shkoi në dhomat e zhveshjes së vendësve për shkëmbimin klasik të fanellave. Ai mori me vete disa bluza të protagonistëve të ndeshjes për t’ia dorëzuar një anëtari të stafit të Ajaxit, i cili ishte kthyer shumë shpejt duke shpjeguar se asnjë nga futbollistët nuk ishte i interesuar për të shkëmbyer fanellat.

Një episod i veçantë që nuk ka shije të mirë te të kaltrit, por ata do të mbahen mend gjatë për këtë fitore historike të Napolit.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV