Dy pistoleta e plumba në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, arrestohet shoferi Prendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Dy armë zjarri pistoleta janë gjendur dhe sekuestruar në makinën tip foristradë BMW-ë me targë AA 008 EJ, të ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Mark Frroku. Në momentin e ndërhyrjes për kontrollin e makinës, kanë marë pjesë efektivët e komisariatit Nr.6 në Tiranë dhe një skuadër “Shqiponja”.

Operacioni është koduar me emrin “Bulevardi”, ku në pranga ka rënë Albert Prendi, ndërsa sipas burimeve të policisë, ish-deputeti i PKD Mark Frroku nuk ka qënë në makinën e tij. Prendi dyshohet se shërben si shofer personal i ish-deputetit Mark Frroku. Blutë e Tiranës, gjatë kontrolllit të makinës në rrugën “Migjeni”, u konstatuan dhe sekuestruan dy pistoleta me karikatore dhe municion luftarak.

Albert Prendi, drejtonte makinën e ish-deputetit Frroku, dhe për pasojë autorësia ligjore e dy armëve i ka mbetur atij. Por nga ana tjetër armët e zjarit janë sekuestruar jo në trupin e Prendit, po në strukturën e brendshme të makinës. Policia kriminale, ka kërkuar kryerjen e ekspertimit balistik dhe daktiloskopik të dy armëve, me qëllimin e vetëm për të mësuar nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale ose jo. Dhe nëse këto dy armë i përkasin personave të tjerë, që mund të kenë lënë gjurmë biologjike apo gjurmë gishti.

Gjatë marrjes në pyetje, Albert Prendi, ka pranuar autorësinë e dy armëve, duke u treguar punonjësve të policisë se pistoletat ishin të tij. Megjithatë sipas policisë autorësia e dy armëve do qartësohet vetëm pas daljes së përgjigjes së ekspertimeve daktiloskopike. Kjo nuk është hera e parë kur Mark Frrokut, i kërkohet ti kontrollohet makina e tij personale. Një gjë e tillë ka ndodhur në Tetor të vitit 2014, kur një postobllok në Kamëz ka ndaluar automjetit e Frrokut, me qëllim për të ushtruar kontroll.

Lexo edhe :  Ironia e Murrizit: Në shtator do plasë “lufta e madhe” thonë, po në tetor do e bëni në…

Kjo pasi policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda, ishin duke zhvilluar operacionin “Viluni”, ku kërkonin të arrestonin trafikantin e drogës, Bardhok Pllanaj. Pllanaj i fshihej policisë dhe kishte mundur të hipte në makinën e deputetit të kuvendit të asaj kohe, Mark Frroku. Megjithëse policia kërkoi shoqërimin e Bardhok Pllanaj në polici, blutë janë ndaluar nga Frroku, i cili ka përdorur mekanizmin e imunitetit parlamentar dhe larguar më pas. Ndërkohë uniformat blu, që ishin urdhëruar të arrestonin Bardhok Pllanaj, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, qoftë dhe të ndjekin makinën e Mark Frrokut, me qëllim arrestimin e Bardhok Pllanaj.

Të fundit

100% e kryer! Alvaro Morata zgjedh skuadrën e re

Alvaro Morata së shpejti do të jetë lojtar i Comos. Telenovela e gjatë verore, e krijuar për shkak mosmarrëveshjeve...

“Kasapi i Ballkanit” dhe “George Washington” i Kosovës

LUTFI DERVISHI - Tribunali për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi që u ngrit më 1993, kur ende tymi dilte nga shtëpitë e djegura në...

Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

Në Prishtinë po protestohet “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët...

U nda nga jeta sot, Adriatik Lapaj kujton takimin e fundit me ish-efektivin e policisë

Zurdi Bresho një ish-efektiv i nderuar në radhët e bluve ka ndërruar jetë këtë të enjte. Lajmin e trishtë e ka dhënë kreu i...

13,4% e personave që rinisin kursin e patentës arrijnë ta fitojnë atë

Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë arritur të rifitojnë patentën...

Lajme të tjera

Web TV