Rama paralajmëron: Europa gjendet në prag të një lufte të mundshme të Tretë Botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke argumentuar arsyet përse është një ithtar i Komunitetit Politik Europian dhe i vetë unionit, Kryeministri Edi Rama artikuloi nga Praga, se Europa ndodhet në prag të një luftë të mundshme, që sipas tij do të jetë Lufta e Tretë Botërore.

Duke folur për kushtet në të cilat gjenden venden e Ballkanit Perëndimor, gjatë reagimit të tij në emisionin “Opinion”, Rama tha se megjithatë ai druan që këto vende mund të rrezikojnë sërish të mbeten vetëm, si në rastin e vaksinave.

“Por, thënë të gjitha këto, hapur, troç, përballë, duhet nënvizuar se, duke lënë frikën mënjanë, unë mbetem një mbështetës dhe ne jemi mbështetës të këtij Komunitetit të ri Politik Europian”, deklaroi Rama.

“Druaj se, ndërsa të gjithë përballemi me probleme të përbashkëta, si çmime energjie që shkojnë në stratosferë, ne – europianët e Ballkanit, mund të përjetojmë sërish vetminë e frikshme të ekzistencës në brendësi të kufirit të brendshëm të Europës dhe të përjashtuar nga zgjidhjet e përbashkëta, ashtu siç u lamë jashtë nga plani i shpërndarjes së vaksinave gjatë fazës së parë e më akute të pandemisë. Druaj po ashtu, se të rinjtë më të mirë e më të shkëlqyer që kemi do të vazhdojnë të largohen drejt universiteteve më të mira të BE-së, sepse universitetet tona do të vazhdojnë të lihen jashtë bashkëpunimit të BE-së në arsimin e lartë, Sistemit të Arsimit të Lartë të BE-së.

Druaj se përballë realitetit të përbashkët të mungesës së forcës së kualifikuar të punës, për shembull, në fushën e kujdesit shëndetësor, vendimet e egra të tregut do të vazhdojnë të imponohen. Që do të thotë që, vende të varfra të këtij kontinenti si i yni dhe si vendet e rajonit, do të vazhdojnë të financojnë studimet e mjekëve dhe infermierëve që gllabërohen nga vendet më të pasura të kësaj Europe të përbashkët, pa na dhënë asgjë në këmbim, përveç shijes së hidhur që është e njëjta histori që përsëritet e njëjta humbje që vazhdon. Në fund, druaj se ideja e ndarjes së barrës në një hapësirë të re bashkëpunimi mund të qëllojë të kthehet përsëri në një iluzion të dhimbshëm që s’ishte as kjo gjëja e duhur për ne.

Lexo edhe :  Stuhia ‘paralizon’ vendin, pemët bien mbi automjetet për shkak të erës së fortë

Por, thënë të gjitha këto, hapur, troç, përballë, duhet nënvizuar se, duke lënë frikën mënjanë, unë mbetem një mbështetës dhe ne jemi mbështetës të këtij Komunitetit të ri Politik Europian.

Sepse Europa gjendet në prag të një lufte të mundshme të Tretë Botërore. Edhe një herë, Europa është aty. Edhe një herë, Europa është në një fazë ku e ardhmja e saj që s’mund të parashikohet, në fakt mund të parashikohet vetëm duke u ndërtuar nga ne. Beteja për Europën nuk mund të jetë ajo që i takon vetëm për një dore problemesh për t’u zgjidhur, por për një politikë të tërë që është shtysë e një rruge të re bashkëjetese. Ja pse premtimi, joshja, mundësia e një Komunitetit Politik Europian të ri është kaq tërheqëse”, pohoi Rama.

Të fundit

FOTOLAJM: Gjarpri më helmues i Evropës bëhet “pasagjer” në makinë

Gjarpërinjtë janë mjeshtër të fshehjes, por ndonjëherë përfundojnë në vendin e gabuar. Zakonisht, zjarrfikësit ndërhyjnë. Kjo është ajo që...

Zjarrfikëset u vijnë në ndihmë 3 personave të bllokuar në Zagori

Tre persona mbetën bllokuar në fshatin Ndëran në Zagori të Gjirokastrës, teksa po eksploronin zonën kishin mbetur të bllokuar dhe njëri prej tyre ishte...

Vijon rrafshimi në kryeqytet, Edi Rama publikon pamjet

Prej korrikut, aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Ashtu sikurse dhe kryeministri Edi Rama dha...

Greqi/ Operacioni me 49 të arrestuar, një dhomë gjendet plot me armë

Një dhomë e tërë brenda një komisariati Policie në Greqi është e mbushur nga sendet e konfiskuara nga operacioni për shpërbërjen e mafies së...

“Rama e ftoi të bëhej ministër, Lapaj refuzoi”

Gazetari i A2, Anesti Bajramemaj, zbuloi zhvillimet e fundit nga kampi opozitar dhe hodhi dritë mbi zërat që qarkullojnë së fundmi se kryeministri Edi...

Lajme të tjera

Web TV