Do akomodohen mbi 2 mijë studentë/ Veliaj publikon fotot nga rezidencat e reja të UBT-së

Viti i ri akademik do t’i gjejë studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës me godina të reja studentore.

Rezidencat e reja studentore të këtij universiteti, ku do të akomodohen 2 200 studentë, janë tashmë gati.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga kompleksi i rezidencave të reja studentore të Universitetit Bujqësor të Tiranës, i ndërtuar me standardet më të mira.

“Kompleksi i rezidencave të reja studentore të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku do të krijohen edhe hapësira për kërkimin shkencor dhe teknologjinë”, shkruan Veliaj krahas fotove.