Mediat greke ‘kryqëzojnë’ Erdoganin: Donte të pritej si ‘super yll’, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Pragë, klima e izolimit ndaj Ankarasë nga perëndimi ishte evidente pas provokimeve të njëpasnjëshme turke që shkaktuan dënimin e vendeve anëtare të BE-së.

Pas Samitit të Energjisë u bë e ditur se planet e Rexhep Tajip Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian janë vënë në pritje, për shkak të kundërshtimeve nga Komisioni dhe Republika Çeke.

Erdogan zhvilloi një takim me kryeministrin çek, Petr Fiala dhe kryetaren e Komisionit, Ursula von der Leyen. Sipas Mega-s, ai ka dashur të diskutojë për nisjen e procesit të pranimit të Turqisë dhe rifillimin e marrëdhënieve euro-turke.

Përgjigjja që mori ishte se; ‘nuk është koha për të diskutuar një gjë të tillë’. Në të njëjtën kohë, presidenca çeke e BE-së është thellësisht e shqetësuar nga qëndrimi i Turqisë përpara Samitit.

Mediat greke raportojnë se qeveria turke donte të kishte një delegacion më të madh në krahasim me vendet e tjera dhe organizatori i konferencës i kërkoi Ankarasë të respektonte rregullat që vlejnë për të gjithë.

Por Turqia këmbënguli, me ambasadorin turk në Republikën Çeke duke shantazhuar se nëse Ankaraja nuk do të lejohej të sillte numrin e njerëzve që donte, atëherë Erdogan as nuk do të shkonte.

Një burim diplomatik i tha MEGA-s se Erdogan donte të pritej si një “super yll” për shkak të rolit të Turqisë në luftën në Ukrainë, por ajo që arriti të bënte ishte zemërimi i evropianëve.

Të fundit

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha...

Përmbytje në Texas, raportohet për viktima dhe të lënduar, çfarë po ndodh në vend

“Numri i të vdekurve nga rritja e papritur e niveleve të ujit mbetet i pasigurt”, shpjegoi Rob Kelly, kreu i autoriteteve lokale në qarkun...

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë nga ajri për të ftohur...

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në...

Horoskopi ditor, 5 Korrik 2025

Nga Paolo Fox DASHI Gjatë fundjavës do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me çështjet e pazgjidhura me vendosmëri. Kjo është koha...

Lajme të tjera

Web TV