Sonte nata e parë…/ Megi Pojani publikon fotot me partnerin e saj

Prej kohësh tashmë është bërë publike data, ku është njoftuar se sonte (7 tetor) do të nisë spektakli i kërcimit “Dancing With The Stars Albania”.

Secili nga pjesëmarrësit ka shprehur entuziazmin për nisjen e këtij programi kaq të dashur për publikun, e po kështu ka bërë edhe Megi Pojani.

Ajo ka ndarë në rrjetet sociale disa foto me partnerin e saj në këtë spektakël kërcimi, balerinin Jurgen Bala.

“Jemi këtu për një kohë të gjatë, jo për të kaluar bukur” shkruan Megi krahas fotove.