Tmerr në Argjentinë! Tifozët përplasen me policinë, një i vdekur (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boca Juniors ngeci në një barazim pa gola në transfertën ndaj Gimnasia La Plata, ndërkohë që një tifoz ka humbur jetën!

Ndeshja u ndërpre në minutën e nëntë, pasi shumë tifozë vendas të pajisur me bileta u përplasen me policinë, pasi donin të futeshin me çdo kusht në stadium, edhe pse dyert ishin mbyllur.

Shumë prej tyre u dëmtuan, teksa nuk munguan plumbat, gazi lotsjellës, shkopinjtë e gomës dhe dhuna nga ana e forcave policore, situatë që shkaktoi kaos, panik dhe trishtim të madh.

Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve në zemër, një djalë i vogël ka humbur shikimin, teksa është plagosur një kameraman i Tyc Sports.

Drejtuesit e Gimnasia akuzohen se kanë shitur më shumë bileta se sa kapaciteti i stadiumit “Juan Carmelo Zerillo”. “Për fat të keq, ne duhet të raportojmë se një person ka vdekur nga një problem në zemër përpara se të mbërrinte në spital.

Vdekja mund të ishte shmangur, por le të hetojmë se çfarë ka ndodhur. Nëse një pjesë e policisë ka rrahur njerëz, ata do të duhet të përgjigjen përpara drejtësisë”, deklaroi një drejtues i shtetit.

Të fundit

Kali i lidhur mes flakëve të Ferrit!

Alban Daci Ngjarjet e rënda  edhe të formës së tragjedisë, edhe pse shpesh njerëzimi është përpjekur t’i evitoi, shpesh ata...

Situata nga zjarret vijon në ‘alert’, 23 vatra aktive! Zonat që ende po digjen nga flakët

Pas angazhimit të forcave të emergjencave, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike. Aktualisht janë raportuar 23 vatra zjarri aktive. Po punohet...

Murrizi i përgjigjet Arben Malajt/O Ben piramida, kukuvajkë që e shet veten për një rrogë

Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj Arben Malajt, pasi ky i fundit replikoi me të për çështjen e Bankersit. Replikat e Murrizit Paska çar satokartin Ben...

Zjarret në Delvinë/ Kali i djegur merret nën kujdes veterinar pas traumës nga flakët

Pamjet e një kali të djegur nga zjarret masive në Delvinë, të regjistruara më 13 gusht, kanë shpërndarë shqetësim të madh në rrjetet sociale...

“Pse nuk kishte zjarre në kohën e Enverit?”/ Ja si përgjigjet kryeministri Rama

“Zoti Edi Rama duhet ta kishte bërë ditë më parë, mos i lije të digjeshin, se tani nuk vlen, pse nuk kishim zjarr edhe...

Lajme të tjera

Web TV