Dortmund “ngrin” festën e Bayern-it në fund, mbyllet në barazim klasikja

Dortmund barazoi 2-2 me Bayern Munchen, në ndeshje të “çmendur” të Bundesligës.

Pjesa e parë pa kampionët në avantazh, pas një goli nga distanca të Goretzkës. Në pjesën e dytë, Sane jep idenë se tre pikë janë në xhep, me rezultatin që u dyfishua.

Ekipi i Terzic  nuk u dorëzua, pasi Moukoko dha shkëndija shprese me realizimin e tij (74′). Barazimi do vinte në limite, nga Modeste.

Bayern pozicionet e tre-ta me 16 pikë, verdhezinjtë  janë në vendin e katërt me po aq pikë.

Në takimet e drekës, Mainz ka ndalur Leipzig në shifrat 1-1, Frankfurti doli pa pikë nga Bochum (3-0), ndërsa Xabi Alonso debutoi me një fitore të thellë 4-0 të Leverkusen ndaj Schalke.