(Vëzhgime rreth romanit “Medalioni i Dyrrahut” të shkrimtarit Pol Milo).
Përgjithësisht letërsia ka diçka heretike, të përjetshme.
Çdo kanonizim është vdekje e letërsisë.
Moikom Zeqo
Vladimir Muça – Shkrimtari, Kritik
Në Festivalin Veror të Librit, të zhvilluar në pesë netë në Durrës, me kujdesin e Bashkisë Durrës dhe Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, një libër bestseller ju shtua kulturologjisë së qytetit bregdetar nga shkrimtari durrsak Pol Milo. Kisha lexuar nga ky autor librin “Takohemi në purgator”, me proza të shkurtra mjaft intriguese për karakterin e tyre psiko-filozofik, për trajtimin e sendeve dhe të fenomeneve shoqërore, të cilat lexoheshin për shkurtësinë e tyre fluturimthi. Kur lexova “Medalionin e Dyrrahut” u binda për cilësinë që i ka bërë esesiti dhe studjuesi Ing. Fatmir Minguli, duke e etiketuar “krijues avangard”. Me këtë libër, të një formati mozaik, në konceptin e ngjarjeve dhe fenomeneve, autori, i sigurt po ecën përmes një arkeologjie letrare, në gjurmët e letërsisë së Moikom Zeqos, duke argumentuar artistikisht me artefakte, përmes ngjarjeve dhe fenomeneve, kumteve njerëzore, proceseve filozofike të zhvillimit njerëzor. Gjithçka e sjellë në kontekste të reja kohore, mbuluar e mistifikuar nga zhguni i shekujve. Një prozë tjetërlloj, ku mbisundon përmbajtjen e saj konceptimi filozofik i një artefakti shoqëror, prej floriri, i cili përndrit shpirtrat njerëzorë, e sjell jo në trajtat e gurta e të mermerta me ftohtësinë e tyre amorfe, por të shpirtëzuar me rrezatim inteligjent në kontekste të reja kohore. Durrsaku poliedrik Moikom Zeqo i bëri arkeologji letrare miteve, legjendave, ngjarjeve dhe fenomeneve, ndërsa durrsaku “junior” Pol Milo, me përvojat e tij studimore psiko-analitike, me romanin “Medalioni i Dyrrahut” sintetizon një “drejtim të ri letrar”, në prozadorinë romaneske, të përngjashëm e të binjakëzuar me romanet bashkëkohore në trendin e sotëm global, në shkencën humane të letrave. Metafora e ” Medalionit të Dyrrahut”, si personifikim i inteligjencës së etnisë iliro- shqiptare, shtrirë në një univers shoqëror, ku Petraqi, një personazh i kornizës urtake, përfaqëson masat e gjera popullore si një personazh i tretë në roman, por në zonën e paskuintave regjizoriale të rrëfimit del si një përkufizues sepse: ” …ka dalë nga disa tradita të veta të lashta dhe ka hyrë në disa rrjedha të reja kaotike që askush nuk i jep dot shpjegim dhe drejtim. Ky personazh, ndonëse rastësor (se rastësi është dhe lindja e inteligjencës), si një frymor, si vetë ajo frymë që e lindi nga kozmogonia yjore, si vet Zoti i saj, në mendjen e lexuesit vjen si personazh parësor gjatë gjithë rrëfimtarisë, në filozofinë e saj si personifikim “etnik”, sa si dëshirë, sa si produkt i një artefakti arkeologjik, se si besimi i diversitetit të subkoshiencave në përballjen e tyre për mbijetesë, deri te e përditshmja Sofia e kafesë, e dijeve dritëdukur, si një aludimat, përmes një metafore të bukur, e cila si një hipnozë kinematike, ai Medalion në gjoksin e saj rrezaton dije dhe shkëlqim për njerëzimin. Imazhi i Medalionit gjatë rrëfimit vjen dukshëm në cilësi figurative duke strukturuar identitetin si metaforë e inteligjencës, e cila rrezatohet përmes dritës dhe diturisë, si dy qenësi metafizike të ndryshme, por që plotësojnë mbi njera tjetrën, duke krijuar një bing-bang inteligjence, si vetëdije e njeriut, ku në primare autori shtjellon idenë e më pas vjen “produkti” i subkoshiencës njerëzore, përmes karaktereve tipizues të personazheve.
Imazhi profetik, nëpërmjet metaforave, vjen dukshëm siç e koncepton Ezra Pound ”… me karakter vizual të elementeve artistikë, duke definuar në embrionin e fjalës”, ndaj autori perifrazon që nga traditat ilirike: ”Ilirët nuk ishin dhënë vetëm pas traditës, por dhe pas prakticitetit. Ata kishin krijuar një kombinim të simboleve, ngjyrave, esetikës jetike me pjesë praktike të jetës.” Të zbulosh jetën ndërshekullore, artefaktet e qytetërimit tënd, në konceptin universal, ke zbuluar gjithë botën. Autori me njohuritë e tij deh me erudicionin e fituar në universitetet e huaja, ka shmangur me sukse tematikën, letërsinë pedagogjike të para-viteve ’90, duke ngulmuar në subjektivitetin që letërsia duhet të promovohet në drejtimin e ri letrar.
Thellë-thellë në shembullin e tij, romani vlon nga përgjigjet, të cilat vinë nëpërmjet kompleksitetit, në dukje i paqartë, por që në vetëdijen e lexuesit kërkon përgjigjen e cila rrugëton mes rreshtave të shtampës në të cilën është formatuar libri. Ky roman ndaj është ndërtuar në këtë format, në mënyrë që të verë në gjenerim mendjen e lexuesve mbi burimin e mbijetesës të kësaj etnie iliro-arbër- shqiptare, e cial është inteligjenca e lindur, trashëguar për shekuj, përmes artefakteve mitiko-historikë dhe të visareve të kombit.
Mardhënia që krijon autori mes trillit dhe realitetit vjen disi e vecantë, komplekse në prizmin shoqëror. Autori me mençuri i është shmangur historisë së madhe, duke i qëndruar besnik realiteteve ndërkohorë, ndaj në roman ndrisin si xinxife diamanti historitë e vogla të jetës së Dyrrachiumit, përmes një historie të “Medalionit”. Në këtë kontekst, romani në kompleksin polifonik të ngjarjeve dhe fenomeneve, vjen si një partiturë ku medalioni është çelësi i solfezhit.
Çdo lexues i interpreton sipas shijes së tij “tingujt prozadorik” të cilët tingëllojnë nga vringëllima e këtij medalioni. Kjo është dhe magjia që përçon te lexuesi ky roman i veçantë në përmbajtje dhe strukturë, me risitë e tij bashkëkohore. E tillë vjen me thjeshtësinë e përditshmërisë një lidhje transigjente e inteligjencës me aeralin përkatës në kapitullin e katërt (Baraka e vjetër), një shtrojerë e zanafillës së parë të inteligjencës urtake, ku metafora e grepit të peshkut vjen si një shembull i lindjes dhe zhvillimit të kësaj filozofie të gjenerimit jetësor ku: “nëse inteligjenca do të kishte formën e një rrethrotullimi, ky rrethrotullim do ta përfaqësonte atë më së miri. Njësoj si një medalion i shtrirë, ku rreth tij rrotullohen çudirat e botës” sepse edhe në konceptin e dialektikës jeta është një luftë, një përpjekje ku inteligjenca eliptike vjen si një rrethrotullim, ku përballen në përplasje pluhuri inteligjent metafizik dhe fizik përmes fitoreve dhe humbjeve, ku fitorja vjen si një kënaqësi, ndërsa humbja si një trishtim. Por në këtë rrugëtim jetësor definon autori në konceptin e tij: ”Po nuk humbe, nuk fiton. Shkak, pasojë, rrethrotullim që rotullohet prej qindra vjetësh.”
Ndonëse një popull “pronar“ i një “Medalioni” të tillë, autori duke bërë rezymenë e treqind pushtimeve dhe përplasjeve të qytetërimeve në mijëvjeçarë në këtë rajon, del në konkluzionin se ajo që e frenon këtë inteligjencë, këtë mbijetesë, është pushtimi “nga vetvetja”. Pushtimi nga vetvetja është më i rëndë se çdo pushtim, i cili sfumon gjithë pushtimet e tjera me dukuritë e tij antraktive brenda shoqërisë. Inteligjenca e mëkuar ndër shekuj, kaloi nga ndjesitë e saj shoqërore, në pronësi të individëve, mbretërve vasalë, mbi shtatëdhjetë vezirë, oligarkë, autokratë, duke u shërbyer sa vetvetes, po aq edhe të huajve. Jo më kot autori, nga Sofia e Kafesë në “Sophia Caffè”, me ngutje dërgon mesazhe: “Ndiq rrugën tënde, sado e vështirë të jetë, sepse pas çdo vështirësie zbulohet një mirësi.” Sepse, perifrazon në gjykimin e tij inteligjent autori: “Dy shtigjet e mëdha drejt Zotit janë rruga e dritës, ose urtësia dhe shtegu i dashurisë.”
Pas “Barakës së vjetër” risjellja e Porto Romanos në aeralin e saj dymijë vjeçar, në kontekste të reja kohore, është shembulli i dytë i një inteligjence të përftuar dhe nga komunikimi ndërglobal me popujt e vendeve dhe shteteve, si dukuri e universialitetit të inteligjencës autoktone. Jo më kot shkrimtari voskopojar Dhori Fallo në romanin “ Tragjedia e Voskopojës” nëpërmend gjatë rrëfimit se: “…tregtarët voskopojarë dinin se çfarë ka edhe në fundin e detit të veriut”. Një interferim fiozofik i inteligjencës shqiptare në rrang të gjerë global si dukuri e një zotërimi transhendent ndër shekuj. Simbolet ilire që gjenden në objektet arkeologjike janë arktefakte të cilat vërtetojnë se janë simbole vendase, të trashëguara brez pas brezi, nën ndryshkun bizantin dhe otoman. Ato rezistuan me mëvehtësinë e tyre, me dukuritë etno-kulturore. Kjo tregon më së miri të njëjtën dritësirë, të njejtën dije. Kjo trashëgimi është drita e dijes, inteligjencës së përftuar, ndaj etërit ilirë këtë dritësirë, këtë inteligjencë e simbolizojnë si një kumt njerëzor të patjetërsueshëm. Ky kumt, i certifikuar përmes simboleve, por dhe nga profesorë të Kopernikut, si durrsaku Leonik Tomeu, i cili ushqeu me dije astronomike shkencëtarin Kopernik, ndodhet në ambientet kulturore durrsake, në themelet e Dyrrahchiumi, tremijë vjeçar, sjellë si në një arkë të sigurisë së lartë nga mbreti profet Solomon duke u emërtuar nga urtësia popullore si “Medalioni i Durrësit”. Kjo është dhe prova më ekskluzive e inteligjencës si qenësi e mbijetesës ndaj treqind pushtimeve dhe përplasjeve të qytetërimeve në këtë tokë të quajtur “ Iliri-Arbëri-Shqipëri.”
“Dhe drita e diturisë/përpara do na shpjerë” – një dualitet i inteligjencës sintetizuar poetikisht nga poeti kombëtar Naim Frashëri, të cilin duke e kthyer në artin shkrimor, Pol Milo e sjell përmes një medaljoni magjik, dhuruar nga Sofia, i cili shpërndan dritën e mirësisë ndër njerëzit.
Kultura e lartë e përftuar në universitetet italiane e paisën autorin me aftësitë e pamohueshme, si një shkrimtar i së ardhmes, me një këndvështrim të ri në drejtimin e ri letrar që po e promovon në këtë shekull të ri shkenca humane e letërsisë në Shqipëri. Arkeologjinë e tij letrare autori e shtrin në një hapësirë të gjerë kohore, mbi dymijë vjeçare dhe në një aeral të përbotshëm, duke ronitur në to rrënjët, rritjen, lulëzimin, frutëzimin, nemitjen, ringritjen e inteligjencës të etnisë nën dritën e diturisë urtake. Vendbanimi ilir, Durrësi, nën këtë dritësirë qëndron me dinjitet, krahas qyteteve botërorë, si taverna e parë e Adriatikut duke mbajtur brenda qenies të tij urbane në këta dymijë vjet jo vetëm artefaktet të tilla si “Medalioni i Dyrrahut”, por edhe ngjarje dhe fenomene nga më të ndryshmet të shoqërisë, ndonëse autori i risjell në hapësira kohore të ndryshme, por me një përbashkësi subkoshiencash.
Siç duket në konceptin filozofik, shkrimtari i ri ka pasur si rrugënajë një trajtim shkrimor të këtij artefakti sentencën e psikologut pasfroidist, zvicerianin Karl Gustav Jung, i cili në veprën “ Psikologjia dhe krijimtaria” shkruan se: “është mëse e qartë se psikologjia duke qenё shkencë e proceseve të shpirtit, mund tё hyjё nё mardhёnie drejtёpёrdrejt nё studimin e letёrsisё, nё krtikёn letrare. Se shtrati kryesor i tё gjitha shkencave, ashtu si e çdo vepre arti ёshtё shpirti. Prandaj shkenca e shpirtit besoj duhet tё jetё nё gjendje tё përshkruajë dhe tё shpjegojё dy gjёra nё ndёrvarjen e tyre: së pari strukturёn psikologjike tё veprёs sё artit, dhe sё dyti parakushtet psikologjike tё individit artistikisht produktiv”.
Sigurisht, duke qenё njё intelektual i formuar me dije tё mirёfillta si shkrimtar, autori e ndёrtoi godinёn romaneske, mbi kёto dy kapriata mbajtёse, psikologjikisht duke gjetur strukturёn e kumteve njerёzore e tё personazheve tё pakohё, dhe e dyta- duke e parё rrezatimin e dritёsirёs inteligjente, me subkoshiencёn e saj, si pёrfaqёsuese tipike tё njё etnie. Nё konceptin filozofik tё autorit, ndёrmjet kapitujve tё romanit, nё lidhje me inteligjencёn popullore, ekziston njё lidhje permanente midis mistikёs, legjendёs dhe epikёs sё shkruar dhe asaj tё kahmoçme gojore, e cila vjen nё kohёn e sotme si njё paradigmё. Nё roman, ky medalion i mёkuar nё kёtё djep etnik,vjen si palca e kombit duke na sjellё njё letёrsi ndryshe. Me saktёsinё e origjinёs, nё vetё thelbin e saj trashёgimtar bio-shqiptare, kjo letёrsi pёrjashton mundёsitё e çdo plagjiature nё kuadrin botёror. Aplikimi i artit krijues, pёr autorin, vjen i “ngopur” nga bёmat, ngjarjet, ndodhitё, fenomenet, nё kёtё truall, në kёta dymijë vjeçarё, si njё apologji jete, ku kumtet njerëzore definojnё zhvillimet shoqërore. Kёto kumte nё kёndvёshtrimet e autorit reflektojnё universialitetin e njё gjykimi tё pёrparuar shoqёror. Në kёtё histori kulturologjike, dritёsire, autori evidenton fragmente qё kushtёzohen nga pёrbёrje njerёzore. Nё pёrgjithёsi ky roman, me natyrёn e tij mozaike tё rrёfimit, si nё planin epik-mitiko-hitorik, si dhe nё sensin shoqёror, vjen me elementë ndёrlidhёs tё botёs shqiptare dhe asaj perёndimore, duke reflektuar veçantitë e dhuntisё inteligjente, qё pёrmban subkoshienca etnike me ADN-n e saj. Nga ky qytet, nё aeralin e tё cilit pёrftohen gjithë vendet dhe asetet kulturore, rishfaqet pёrmes kёtij romani inteligjenca midis shumё simboleve, tё cilat pёrkojnё nё qytetёrimet e Egjiptit tё lashtё, Marokut, Jeruzalemit deri nё Etiopi e në Detin e Veriut; kaq shumё hapёsirё ka zotёruar kjo inteligjencё e cila pjellon nё kёtё vend tё quajtur Epidamn, Dyrrachium e mё pas Durrёs. Ky ndikim ka qenё aq eskluziv pёr kёto hapёsira sa qё nga kushtetuta e qytetit Dyrrachium, e drejta juridike romake ka huazuar dhjetë amendamente tё ligjit qytetar, (sipas enciklopedisё italiane) sepse pararendёsit e kёtij qyteti nё kumtet e tyre besonin nё fuqinё e subkoshiencёs siç perifrazon autori se: ”njё trill besimi brenda trillit, krijo me shumё hapёsira besimi tek inteligjenca.”
Ky skanim letrar i njё diversiteti tё tillё shoqëror, vjen natyrshёm ngaqё autori me mjeshtëri artistike pёrmes vokabolarit nё kulturёn gjuhёsore, ka ditur tё shkrijё nё njё amalgamё ndodhitё, fenomenet, sendet, personazhet nё njё kinematikё tё pёrbashkёt tё epokave perandorake me ato tё globalizmit tё sotёm. Nё kёto kontekste, autori nёnvizon mendimin se njeriu me dijet e tij, me kulturёn e tij, sfumon kufijtë e origjinёs nё aspektin kulturor dhe etnik duke mbetur pjesë e patjetërsueshme e origjinёs. Kjo thirrmё, vjen pёrmes “Medalionit tё Dyrrahut”, nga thellёsitё e kohërave, si njё domosdoshmёri e antropologjisë së sotme letrare, njё antropologji qё Pol Milo, me kulturёn e tij e ka shkoqitur aq bukur e me pёrkushtim nё kёtё roman me plot risi sa mitike, legjendare aq dhe reale, nё filozofinё kuantike tё dijes.