Në duart e kujt janë emërtimet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sazan Goliku

Në vitin 1983 në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor u hap sektori i emërtimeve. Punonjës i këtij sektori u caktua gjuhëtari Veli Bici, i cili aktualisht banon jashtë vendit.
Në bazë të Kushtetutës sot këtë kompetencë e ka Presidenti i Republikës.

Sektori i emërtimeve kishte për detyrë të shqyrtonte propozimet që vinin, nëpër mjet qeverisë, nga organet ekzekutive të rretheve për vendosjen e emrave të fshatrave të rinj dhe atyre që ndaheshin, të institucioneve ose objekteve publike që krijoheshin ose ndaheshin dhe ishin në kompetencë të Qeverisë ose të Kuvendit.

Kriteret që zbatoheshin nga ky sektor ishin afërsisht:
-Emrat të ishin me brumë e natyrë të gjuhës shqipe dhe të traditës shqiptare.
-Të mos ishin të përsëritur në një krahinë ose në rrethe të ndryshme të vendit.
-Sugjerohej që emërtimet të ishin në përputhje logjike me objektin që emërtohej.

Veç funksionit verifikues, sektori kishte edhe atë këshillues me baza shkencore.

Çdo dekret për ndarje administrative bëhej me propozimin e Qeverisë ose organeve përkatëse në përputhje me aktet ligjore e nënligjore të kohës.

Duhen parë aktet e kaluara dhe aktuale për këtë çështje, si dhe të shteteve që janë republikë parlamentare.

Duke pasur parasysh emërtimet pa kurrfarë kriteri e logjike, si p.sh.Teatri Migjeni dhe Teatri Petro Marko, pa përmendur ato me emrin e diktatorit, duhet përmendur se edhe në ditët tona kemi: Universiteti (publik) Aleksander Moisiu(!) në Durrës (se ç’lidhje ka ky aktor i famshëm me universitetin, vetëm ata që e kanë emërtuar duhet ta dijnë), ku po në këtë qytet kemi Teatrin Aleksandër Moisiu, një emërtim i goditur.
Emërtimi pa vend i disa objekteve e rrugëve me emra nuk kanë asnjë lidhje me popullin shqiptar e historinë e Shqipërisë. Me drejtë këto emërtime pa kuptim kanë tërhequr vë- medjen edhe të medias.
Ky shqetësim nuk është thjesht kulturor.

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV