Projektligji/ 150 hektarë për kanabis mjekësor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish për konsultim publik draftin për lejimin e kultivimit të hashahit kurativ. Në projektligj i cili ndodhet mbi tavolinën e deputetëve thuhet se kushdo që ofrohet duhet të aplikojë për tu pajisur me licence për një periudhe 15-vjeçare dhe të ketë kapital investimi mbi 100 milionë lekë.

Projektligji i kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industrial është rikthyer në konsultim publik për të dytën herë. Sipas këtij drafti subjektet e interesuar do të pajisen me licencë dhe e drejta për të aplikuar për kultivimin e kanabisit do të nis në 01.01.2023. Për të dytën herë, qeveria nxjerr në konsultim publik projektligjin “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimin e nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”. Ky projektligj ka si objekt përcaktimin e rregullave të kultivimit, prodhimit dhe qarkullimit të kontrolluar të bimës dhe nënprodukteve të kanabisit, për përdorim mjekësor dhe industrial. Ndërsa do të pajisen me licencë dhe do të jepet për një periudhën 15 vjeçare, por me të drejtë rinovimi nga ku do të përcaktohen një ose disa njësi për të cilat subjekti është licencuar. Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 150 hektarë në rang kombëtar. Kushtet e dhënies së licencës rivlerësohen nga Agjencia çdo 3 vjet, e cila nëse konstaton mosplotësimin e kushteve dhe kritereve, i propozon autoriteteve përkatëse, shfuqizimin e licencës. Kapitali i investimit do të jetë 100 milionë lekë lekë ndërsa janë përcaktuar në projektligj dokumentet e duhura si dhe parashtrohen procedurat e regjistrimit të kultivuesve, vjeljen dhe çfarë ndodh pas saj me bimët që mund të dalin në mënyrë të pakontrolluar apo çfarë mbetet pas shfrytëzimit duke miratuar format e asgjësimit. Po kështu një tjetër element është fakti që Këshilli i Ministrave brenda datës 30 nëntor të çdo viti, miraton me propozim të agjencisë, zonat kadastrale (territoret) ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllim industrial. Në draft thuhet se subjekteve të interesuar për kultivimin dhe prodhimin e kanabisit për qëllim industrial, u lind e drejta për të aplikuar për marrjen e autorizimi me fillimin e vitit të ri.

Të fundit

“Para se të dorëzonte pushtetin në 2013, Berisha e zhduku dosjen Partizani”

Avokati Romeo Kara ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, ku komentoi...

Dalin tezat e provimit, “anglishtja” bën xhiro në rrjetet sociale, reagon ministria

27 mijë maturantë testuan njohuritë e tyre për Gjuhën e Huaj, por si përherë, Matura Shtetërore u cenua nga nxjerrja e tezës. 40 minuta pas...

Plagosja e kamerierit 15-vjeçar në piceri, arrestohet i dyshuari: Armën e hodha te…

Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes në piceri të kamerierit 15-vjeçar me një armë të dyshuar si pistoletë-stilolaps (artizanale). Policia e Tiranës bën me dije...

Lajmi i fundit: Jep dorëheqjen Komandanti i Gardës

Jep dorëheqjen Komandanti i Gardës së Republikës. Sipas burimeve, dorëheqja e Ermal Onuzit është dorëzuar te ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Ermal Onuzi i emëruar...

Më në fund! Zbulohen 3 kërkesat e Rusisë për paqen me Ukrainën

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer këtë javë memorandume në të cilat secila palë paraqet pritshmëritë për përfundimin e luftës që nisi në shkurt të...

Lajme të tjera

Web TV