Pse nuk duhet ta fikni kurrë WiFi-n në shtëpinë tuaj

Fikja e WiFi-së tuaj mund t’ju kursejë para, mund të shkaktojë më shumë probleme afatgjatë.

Sipas ekspertit tw teknologjisw, Jeff Parsons, ndërmarrja e këtij veprimi mund t’i kursejë një familje mesatarisht deri në 20£ në vit.

Megjithatë, “BT, Sky dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve të internetit rekomandojnë t’i lini ruterët tuaj të ndezur gjatë gjithë ditës, çdo ditë.”

Arsyeja është se fikja dhe ndezja e vazhdueshme e routerit mund t’i indikojë ofruesit tuaj të internetit se lidhja juaj është e paqëndrueshme, raporton LadBible.

BT tha në një deklaratë: “Fikja e vazhdueshme e shpërndarësit e bën linjën të duket e paqëndrueshme, që do të thotë se shpejtësia juaj mund të reduktohet automatikisht për të përmirësuar besueshmërinë e lidhjes suaj me rreze të gjerë.”