VIDEO/ Armando Broja gjen golin e parë me Chelsean, realizimi vjen në menyrë spektakolare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Wolves në kuadër të xhiros së dhjetë në Ligën Premier.

Blutë e Londrës e nisën ndeshjen mirë, duke rrezikuar të parët dhe goli erdhi në kohën shtesë të pjesës së parë.

Kai Havertz arriti të gjejë rrjetën pas një asistimi të Mason Mount për 1-0.

Sapo filloi pjesa e dytë Chelsea shënoi sërish, ku Mount ishte sërish asistues, kësaj radhe për Christian Pulisic për 2-0.

Armando Broja u fut në lojë në minutën e 72-të dhe i mjaftoi të gjejë rrjetën.

Sulmuesi shqiptar arriti të shënojë në minutën e 90-të, pas një aksioni të cilin e krijoi vet, ku dribloi bukur në zonë, gjuajti dhe shënoi për 3-0.

Ky ishte goli i parë i Brojës në Ligën Premier për këtë sezon me fanellën e Chelseat.

Blutë e Londrës kanë filluar ngjitjen në renditje, ku pas tri fitoresh radhazi, tani kanë 16 pikë dhe janë në vendin e katërt.

https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1578774816903286784?s=20&t=h1fOIgW_kCMR_sxrgdXxMA

Të fundit

100% e kryer! Alvaro Morata zgjedh skuadrën e re

Alvaro Morata së shpejti do të jetë lojtar i Comos. Telenovela e gjatë verore, e krijuar për shkak mosmarrëveshjeve...

“Kasapi i Ballkanit” dhe “George Washington” i Kosovës

LUTFI DERVISHI - Tribunali për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi që u ngrit më 1993, kur ende tymi dilte nga shtëpitë e djegura në...

Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

Në Prishtinë po protestohet “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët...

U nda nga jeta sot, Adriatik Lapaj kujton takimin e fundit me ish-efektivin e policisë

Zurdi Bresho një ish-efektiv i nderuar në radhët e bluve ka ndërruar jetë këtë të enjte. Lajmin e trishtë e ka dhënë kreu i...

13,4% e personave që rinisin kursin e patentës arrijnë ta fitojnë atë

Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë arritur të rifitojnë patentën...

Lajme të tjera

Web TV