15 mijë euro për çdo emigrant/ Shkatërrohet banda e trafikantëve shqiptarë në Britani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej kohësh fenomeni i emigrimit të shqiptarëve drejt Britanisë, ka qënë mjaft i përhapur, por së fundmi kjo problematikë ka vënë në alarm autoritetet, të cilët kanë shkatërruar një bandë shqiptarësh, që dërgonte në mënyrë ilegale njerëz nga kufiri i Spanjës.

Sipas informacioneve, dyshohet se emigrantët paguajnë nga 3000 deri në 15.000 euro për të kaluar nga njëri shtet në tjetrin.

Gjatë kësaj jave  autoritetet britanike kanë arrestuar shtatë persona, ndërkohë që zyrtarët e Agjencisë Kombëtare për Krime, me bazë në Spanjë dhe Mbretëri të Bashkuar, kanë bashkëpunuar me autoritetet spanjolle për këtë rast.

Njerëzit janë marrë kryesisht nga 2 qytetet spanjolle, Bilbao dhe Santander, ku përmes barkave dhe mjeteve të tjera janë transportuar drejt qyteteve Portsmuth, Sauthhempton dhe Liverpul.

Deri tani autoritetet britanike kanë identifikuar 50 persona të cilët kanë shkelur tokën britanike me ndihmën e kësaj bande. REL raporton se Agjencia Kombëtare për Krime ka thënë se shifra e saktë nuk dihet ende.

Sipas saj, migrantët kanë shkuar nga Shqipëria në Spanjë, mirëpo disa janë rekrutuar edhe në kampet afër porteve spanjolle. Kontrabanduesit u kanë ofruar atyre akomodim dhe ushqim derisa janë nisur për në Mbretëri të Bashkuar.

Shumica e pjesëtarëve të bandës besohet se kanë jetuar në Shqipëri, mirëpo janë arrestuar në Spanjë dhe aty do të gjykohen sipas ligjeve spanjolle. Përgjatë bastisjeve, hetuesit kanë konfiskuar telefona, kompjuterë, kartela bankare, para të gatshme, dokumente identifikimi dhe pasaporta të kombësive të ndryshme.

Autoritete brotanike raportojnë se këtë vit ka pasur një rekord të emigrimit të jashtëligjshëm, të cilët kanë arritur të kalojnë Kanalin Anglez me barka të vogla për të hyrë në Mbretëri të Bashkuar – më shumë se 33.500.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV