Synon të kandidojë për bashkinë e Tiranës, ish-deputeti i PD-së shfaqet krah Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti demokrat Gert Bogdani ka pranuar së fundmi se është i gatshëm që të kandidojë për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ndaj, ai deklaroi sot në një konferencë ku ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha se kanë nisur trajnimet me strukturat e Partisë Demokratike pasi siç theksoi ai në garë nuk është i rëndësishëm vetëm kandidati por e gjithë skuadra.

Bogdani deklaroi se sot në Shqipëri ka ardhur sërish koha për ndryshim. “Besoj se është shumë e rëndësishme jo vetëm të kemi kandidat, por një skuadër të fortë dhe të suksesshme. Kemi vazhduar trajnimet me strukturat e PD të Tiranës.

Sfida e ardhshme po vjen shumë shpejt. Sfida e ardhshme nuk janë vetëm sfidë për të PD dhe opozitën por për Shqipërinë dhe të ardhmen e Shqiptarëve. Sot në Shqipëri ka ardhur përsëri koha për ndryshim dhe koha për ndryshim është tani”, u shpreh ai.

Të fundit

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në...

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet...

Shpërbërja e Inkuizicionit Spanjoll më 1834, fundi i një epoke terrori fetar

Më 15 korrik 1834, Inkuizicioni Spanjoll, një nga institucionet më famëkeqe të historisë europiane, u shpërbë zyrtarisht, duke i dhënë fund një periudhe prej...

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe here pas...

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në...

Lajme të tjera

Web TV