Gjuzi i shkruan Zyrës Ovale në SHBA: Joe Biden t’i heqë non-gratën Prof.Dr.Sali Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi ka konfirmuar se ka qenë i pranishëm në takimin e sotëm të Sali Berishës me kryetarët e partive jashtëparlamentare.

Duke folur në emisionin “TPZ”, Gjuzi zbuloi edhe detaje nga letra që ai tha se ia ka drejtuar “Zyrës Ovale” në SHBA, duke thënë se i ka kërkuar që ish-kryeministrit Berisha t’i hiqet sanksionimi, pasi ka 17 muaj që SHBA nuk paraqet prova.

“Ishim sot në tryezën që thirri kryetari i zgjedhur i PD-së, Sali Berisha. Kur të pijmë kafe do t’i themi doktori. Ne i jemi drejtuar zyrës ovale si grupim, pas deklaratës së shkëlqesisë së saj Yuri Kim e cila përgëzoi zgjedhjet e vjedhura të Edi Ramës.

Në letrën e dytë, shkëlqesësisë së tij Joe Biden, i kemi shkruar një letër të dytë. Nëse DASH ka 17 muaj që nuk sjell një dokument, të na tregojë pse është shpallur non-grata Sali Berisha. Në këto 17 muaj nuk ka një hetim kombëtar apo ndërkombëtar”, tha ndër të tjera Gjuzi./Newsbomb.

Të fundit

Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë ndjekin avionin rus

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dy avionë italianë F-35 u ngritën në qiell...

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll. 50-vjeçar,...

Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

Prej ditësh Shqipëria po përballet me një situatë të pazakontë të zjarreve. Sipas raportimeve të fundit, 37 vatra zjarri janë aktive ku situata në...

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj, Kancelari gjerman, Friedreich Merz ka...

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të...

Lajme të tjera

Web TV