Edy Reja feston 77 vjetorin, askush nuk e uron për ditëlindjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

10 tetori ishte një ditë e veçantë për trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Edi Reja, i cili feston 77-vjetorin e lindjes, një ditëlindje që e gjeti ende në pankinën kuqezi, detyrë që e mban prej prillit të 2019-ës.

Megjithatë ajo që vihet re nga një vëzhgim i shpejtë në rrjetet sociale, është që kjo ditë e rëndësishme për trajnerin, është harruar si nga FSHF-ja, ashtu edhe nga pjesa dërrmuese e futbollistëve kuqezi.

Zakonisht faqja zyrtare e Federatës është e kujdesshme të urojë pjesëtarët e Kombëtares për ditëlindje, por “ka harruar” të përsëritë ritualin për trajnerin Reja.

Sa u përket futbollistëve kuqezi, nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një harresë, apo një ftohje mes palëve, pikërisht në një moment kur po negociohet edhe e ardhmja e trajnerit.

Edi Reja u shfaq në krah të presidentit të FSHF-së, Armand Duka për të komentuar shortin e eliminatoreve të Euro 2024-ës një ditë më parë, megjithatë e ardhmja e tij nuk është vendosur ende.

Kontrata e 77-vjeçarit me FSHF-në skadon në muajin e ardhshëm dhe opionioni sportiv është masivisht kundër rinovimit të bashkëpunimit me të, e mesa duket, edhe futbollistët kuqezi nuk e kanë shumë përzemër.VIDEO/ Fishekzjarrë dhe një tortë speciale, Edy Reja feston ditëlindjen,  dhurata më e bukur mbetet goli i Broja – Balkanweb.com – News24

Të fundit

8 gusht 1974 – Richard Nixon njofton dorëheqjen

Presidenti i parë dhe i vetëm që largohet nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet dorëheqjes Më 8 gusht 1974, Presidenti i...

Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet

Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. INSTAT thotë se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në...

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, pasi...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

Lajme të tjera

Web TV