Në Kolonjën e Petro Ninit, Nolit e të Butkallinjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthim në vendin e Perëndive

Nga Besnik Velaj

Kur është fjala për të folur për Kolonjën do të përmendësh: Qytezën e Theofan. S. Nolit, Butkën e Sali Kapidanit, Starjen e Ypve, Novoselën e Sefi Vllamasit, Prodanin e Zalos dhe Zyfatar Mustaqeverdhit. Shkolla e parë shqipe në Luaras u çel në vitin 1920 me mësues Ndrio Filen. Në vitin 1950, kur u çel shkolla 7 vjeçare, lindi nevoja dhe u ngrit një ndërtesë 2 katshe me 9 dhoma, e cila gjendet dhe sot. Në oborrin e saj qëndron madhërishëm busti i Petro Nini Luarasit. M.q.s luarasëllinjtë janë arsimdashës, të urtë, patriot në vitin 1997 e ruajtën me fanatizëm shkollën që u mësoi gjyshërve të tyre alfabetin e kongresit të manastirit.

Personaliteti i Kristo Luarasit

Personaliteti i Kristo Luarasit në shekullin që jetoi është i lidhur me mardhëniet e tij me kombin shqiptar dhe moderrnitetin bashkohor që arriti. Ai, si askush tjetër e administroi profesionin e tij së pari të lidhur dhe me raportet që krijoi me pushtetet e kohës, raportet madhore në shërbim të krijimit të shtetit shqitar, ku na del madhërimi i personalitetit të tij.  Personalitetin e Kristo Luarasit, në shërbim të krijimit të shtetit shqiptar, nipi i tij, Profesor Asistent Genc Luarasi e çmon dhe vlerson kështu: – Kristo Strfan Luarasi u lind më 1875 në familje e At. Stefan Kiçit. Në moshën 18 vjeçare pasi përfundoi shkollën, punoi mësues i gjuhës shqipe në Kolonjë, Vodicë, Luaras, nënë drejtimin e Petro Nini Luarasit. Pas mbylljes së shkollës shqipe, Kristoja, fillimishtë vajti në Rumani~Bukuresht, më pas në Bullgari-Sofje, ku jetoi në Koloninë Shqiptare, por të pritur mirë nga këta popuj mikëpritës. Në vitin 1897 nis botimin e kalendarit Kombëtar, për 12 vjetë rresht në shtypëshkronjën e tij me parat që kishte mbledhur duke punuar fillimishtë në një shtypshkronjë bullgare. Shtypshkronjës i vuri emërin”Mbrothësia”, të cilën e ngriti më 1896. Bashkëpunoi me gazetarë, shkrimtarë nga më të mirët e kohës, që ishin përparimtar. Kalendari u përhap kudo në Shqipëri dhe në mërgim. Qysh në fillimet e veta në shtypshkronjë nisën botimet e tyre gazetat si: Drita, Liria e Shqipërisë, etj. Krahas gazetave në atë periudhë u shtypën 150 tituj librash të Naim Frashërit, Sami Frashërit, Spiro Dines, Mitd’hat Frashërit, Faik Konicës, sidomos gjatë viteve 1896-1920 dallohet në shtypjen shqip të shtypit periodik, teksteve shkollore, një pjesë e të cilave u shpërndaheshin falas, sidomos në Shqipëri dhe Kosovë. Gjatë jetës së tij, Kristo Luarasi punoi shumë, duke përballuar një ngarkesë të madhe të harxhimit të energjive mendore dhe fizike, sidomos si tipograf, botues, drejtor gazete, kudo e kurdoherë në drejtim të mbrotjes të të drejtave të Kombit Shqipëtar. Në vitin 1908, pas shpalljes së “Hyrjetit”, vajti në Selanik duke menduar se do të kishte mundësin të ndihmonte vetvehten më shumë, ku dhe shumfishoi aktivitetin e tij dhe botoi 60 tituj librash, gazetash, revistash, ndër të cilën gazetën e Mihal Gramenos. Por duke parë që gjithësisht kushtet politike nuk e favorizuan aktivitetin e tij në Selanik, u rikthye në Sofje më 1911, ku qëndroi dhe përshëndeti Shpalljen e Pavarsisë më 28 Nëndor1912, të shumëpritur për të cilën luftoi e punoi me një plejad rilindasish. Nga 1915-1920 nisi botimin e gazetës së tij “Liria e Shqipëris”. Më 1920, pas njohjes së Pavarsisë më 1912, duke e gjykuar se u poqën kushtet kthehet përfundimisht në atdhe, duke ia dedikuar atij periudhën e fundit të jetës së tij të shumëvuajtur intelektuale, produktive, e cila e privoi nga jeta matriale dhe shëndetsore. Në Tiranë, aktivitetin e tij të ngjeshr me punë, ai ia dedikoi shtypit, librave shkollorë, gazetave përparimtare, botimeve për librat për administratën e re shqiptare. Fillimisht u strehua në familjen patriote Stërmasi. Më 1923 u vendos përfundimishtë në pronën e tij të blerë në “Rrugën e Kavajës”,  ku dhe ngriti shtypshkronjën “Mbrothësia”, e cila më vonë mori u quajt “Kristo Luarasi”. Mbas vdekjes së parakohshme të Kristo Stefan Luarasit më 1934, në moshë të re 59 vjeçare, ajo u quajt thjeshtë shtëpia botuese”Luarasi”. Në vitet 1922-1924, u botuan 12 gazeta, ndër të cilat veçojmë: Arsimtari, Flamuri, Arsimi më 1922, Shqiptari I lirë më 1923, Ku vemi? më 1924, Shqipëria më 1926, Mësuesi më 1926, Bashkimi I Kombit më 1942. Krahas tyre u botuan dhe 10tra tituj librash shkollor, botime juridike si:Ligji për Fshatarsin, Sistemi Rrugor, Pushteti Lokal etj. Një sërë titujsh të literaturës artistike përparimtare të kohës të shkrimtarve tanë si: De Rada, Sterjo Spase, Mid’hat Frashëri, Haki Stërmilli, Nexhat Hakiu, Thanas Flloqi, Xhafer Belegu, Milto Sotir Gurra, si dhe nga letrsia botërore me krijimtari të Viktor Hygoit, Honore De Balzak, Aleksandër Dumas-plaku dhe i riu, De Foe, A. Dode, Leon Tolstoi, etj. Shtëpia botuese zhviloi një aktivitet të gjërë deri më 1945, pas këtij viti të mbrapshtë me shtetëzimin pa shpërblim të saj u përfshi në shtypshkronjën “Mihal Duri”. Kristo Stefan Luarasi dhe shtëpia e tij botuese u bënë të njohura në të gjitha trevat shqiptare, sidomos duke ndihmuar në zhvillimine përkrahjes të Ideve Rilindjes Kombëtare, arsimit shqiptar dhe botimeve të administratës shqiptare, sidomos gjate 25 viteve të fundit që zhvilloi aktivitetin e saj në Tiranë. Rreth aktivitetit të tij, shtëpisë botuese që krjoi, si dhe për punën që më vonë ë vazhdoi njeri nga djemtë e tij, është shkruar gjërsishtë në shtypin periodik. Gjithmon nuk duhet harruar pa shkruar periodikisht për figurat poliedrike hyjnore si Kristo Stefan Luarasi, duke nisur që nga Historia e Shqipërisë, në studimet e kryera nga Akademia e Shkencave të Shqipëris, revista dhe botime të huaja. Ndër shprehjet më të sikatura, është thënia e Hirësis Theofan S Nolit, që e vlersonte veprimtarin e Kristo Stefan Luarasit dhe e radhiste atë”Ndër 28 pionierët e krijimit të shtetit shqiptar”! Figura e tij është një krenari për tokën shqiptare që e lindi, rriti, tokën e vëndëlindjes Kolonjën patriotike atëdhedashse. Në vijim, në vlersim tëkësaj figure të madhe, nipi i tij, intelektuali i shquar, Prof. As. Dr. Genc Luarasi shprehet:-Në kuadrin e panairit të librit, në një nga mjediset e tij, u organizua nga” Qendra për Arsimin Demokratik”, promovimi i librit në fjalë. Në aktivitet morën pjesë studiues të albanologjisë, punonjës shkencorë që kishin kontribuar në hartimin e tij, dashamirës të librit dhe të Historis popullit shqiptar. Në promovim e morën fjalën studjues, bashkëpuntor që nxorën në pah meritat e rilindasit të madh të brezit të tretë, Kristo Stefan Lurasit. Ndër ata që folën ishte Uran Safet Butka. Ai punon prej kohësh për shumë figura të Rilindjes Kombëtare. Pjesmarja e publikut të gjërë tregoi iteresin e tij për këtë figurë të shquar të Kombit. Është për tu përmëndur në kuadrin e vlersimit te tij dhe organizimi i sesionit shkencor me temë: Vlersimi i figurave kombëtare në kuadër të 28 Nëntorit, ditës Pavarsisë Kombëtare të Shqipërisë”. Këtu u ligjëruan 19 kujtesa. Në to u shtjelluan probleme të ndryshme të jetës, punës, aktivitetit të tij. Ai duhet të përjetsohet në piadestalin e njerëzve që përfaqsojnë “Nderimin e Kombit Shqiptar”, në çdo përvjetor të shpalljes së Pamvarsis Shqipëris. Studjuesit, që ligëruan ishin Uran Safet Butka, Pr. As. Dr. Genc Luarasi në emër të familjes Kristo Luarasit, Lavdosh Ahmetaj. Pr. Dr. Agron Xhagolli, Esat Myftari, Sazan Goliku, Dr. Artan Fida. Dr. Stavri Sinjari etj. Aktivitetet u pasqyruan nga mediat e shkruara, audivizive në emisionet e gjëra të tyre. Në punën e tij Kristo Stefan Luarasi u udhëhoq nga Programi i vëllezrve Frashëri. Krahas vlerave kombëtare, ai, është bir I Kolonjës, meriton një vlersim më të madh në të ardhmen se sa i është bërë si “Qytetar Nderi” i Kolonjës, ku lindi, bir i së cilës është, mbajti me nder mbiemrin e fshatit të tij të lindjes, Luarasi!” Në prizmin e vlersimit absolute të Kristo Luarasit, për merit dhe në rrafshin e shteteve të zhvilluara kombëtarisht, shteteve të zhvilluara perndimore studiohen marrdhëniet midis atyre që sundojnë burimet atëdhetare dhe atyre që pasojnë politikat dhe strategjit e të parve. Në rastin e tij nga kjo pikpamje, janë të përhapura shumë studimet që lidhin strategjit atëdhetare, të cilat para tij, qysh nga kohët e pambajtura mëndë dhe më pas, janë shoqëruar me vënien në pah të figurave si Aleksandri i Maqedonis, Skënderbeut, rilindasve, figurave të L.NaÇl, nacionalistëve, Nënë Terezës etj, etj.

Një mikpritje e lashtë vëllazërore

Siç tregojnë zotrinjtë Nazmi Liço e Fatmir Luarasi, familja e Sotir Stefanit, është vendosur në Luaras ne fillim të shekullit të XX. Ikën nga Frashëri për një jetë më të mirë, erdhën në Luaras. Nga që ishin shumë puntorë, fisnik, të ndershëm, u eci mirë sahati i punës s’jetës. U pritën nga vëndësit, si në rrethet e pasura, deri tek strukturat më të thjeshta, sikur të ishin “faraon”të punës dhe ishin me të vërtet, kështu në Luaras nuk ishin pritur as njerzit që kishin ushtruar pushtete vertikale apo horizontale, mikëpritja në Luaras nuk është ushtruar dhe nuk ka pasur ndikime nga nivelet e pushteteve, problem i mikpritjes, mikpërcjelljes dhe besa janë zgjidhur nga doket dhe zakonet popullore, jo orientimeve pushtetare, edhe Stefanajt popull i nderuar ishin e janë të tilë. Stefanajt, kishin trashguar brez pas brezi, zanatin e blegtorit ishin mjeshtër të zanatit. U vendosën në lagjen Kostallarë. Nuk punonin në pronat e të tjerve por blenë zotrimet e një të pasuri si pronë e paluajtshme, tokat e familjes së Koli Jorgjit. Më i zoti u tregua nga familja Stefani, djali i vogël Sotiri. Ai shpalosi veti të shumta si njeri i urtë, gojëmbël, puntor dhe u bë i njohur në vëndin e mikpritjes. i biri i Sotirit, Niko Stefani jeton në Tiranë aktualisht. Sipas ziotrinjve Nazmi Liço dhe Fatmir Luarasi, kur erdhën Stefanajt në Kostallarë, kishin mbetur 2 familje ortodokse dhe Lagjia e Malit ishte myslymane. Në Luaras, si myslymanët dhe ortodoksit shkojnë mirë njeri me tjetrin si vëllezër të një gjaku, se janë shqiptarë, vëllazëria është pa komleksitet fetar. Familja Stefani gjeti ngrohtësin që e kishte menduar, luarasëllinjtë janë vërtet të mirë, burra të karatave të larta si të parët e tyre për mikëpritje e bujari. Familja Stefani, pasi ndenji në Kostallarë, u vendosën në lagjen Priftanj, ku ndërtuan shtëpin apo vatanin, që kanë asaj dite dhe sot. Ata njihen si luarasëllinjë dhe jo si të ardhur, ashtu si fisi Prifti që shkoi në Dhoksat dhe u ndjen dhoksatallinjë. Atyre u këndon puna në duarë për buqësi, blegtori, ndërtuan begatin e në jete të mirë. Edhe gjatë L. Nac. Çlirimtare, pas fitores së saj, e ndjen vehten mirë. Ishte fati i familjes Stefani që lanë Frashërin e vëllezrve Frashëri dhe që bashkëfshatarët luarasëlli ja u lanë në dorë kësaj familje blegtorin. Pushteti i asaj kohe i trajtoi mirë, si profesionist të zanatit të çobanit dhe këngës së çobanit. Njëri nga vëllezërit, Thoma Stefani, pasi mbaroi shkollën e lartë disa vjetë punoi si drejtues i parë i kooperativës bashkuar Luaras, Qesarakë, Kaltanj, Lenckë, Qytezë,  Selenicë. Me ndryshimin e sistemit në vitet e demokracis e gjeti vehten për zhvillimin e kapitalizmit në fshat, e gjeti shumë më mirë vehtvehten. Ashtu siç thot Nikua:~Si gjithë luarasëllinjtë, Stavri, vëllai i madh me djemtë krijuan fermën e tyre blegtorale. Fëmit e mi shkuan në emigracion. Duke menaxhuar të ardhmen, nga fitimi për punë të mëdha dhe Thomai që ende jeton në Komunën Çlirim ka blerë shtëpi në Tiranë. Si njerëz pa komplekse,  komshi kam vajzën dhe dhëndrin nga Qyteza e Theofan S Nolit,  me besim mylyman.  Ndërsa Stavri me të shoqen jeton në Durrës.  Dy djemtë e Stavrit jetojnë në Luaras, punojnë në vendlindje, merren me zanatin e të parëve tanë, me blegtori.  Djemtë e Stavrit,  Petraqi me Spartak Stefanin,  stanin si në kohë dimri, pranvere,  vere,  vjeshte e kanë te vendi i quajtur “Vidhi Lenës”. Që të shkosh deri atje dhe kur fryn erë, bie shi apo borë, bënë vapë apo ngricë,  si në Luaras duhet të nisesh nga Gurakët me kuaj,  të kalosh Ndërgurasin, Vakëfet dhe Kishën e Kuqe. Atje ku Osumi bashkohet me Lumin e Mesiçkës, në një luginë pjellore e përrallore, është një stan I përhershëm që të fymëzon për të shkruar. Duhet të thërresësh që larg stanit, se Stani Stefanajve ruhet nga qënë kopeje që janë si arinjë. Mbas zërit, qëntë i binden të zotrve. Petraqi, djali I Stavrit, të prêt si mik. Kushdo që shkon në stan, pritet sikur të jetë në shtëpin e tij, shtëpit e tyre në Priftanj. Të qerasin me raki e bulmet. Petrqi punon në stan s’bashku me gruan. Punët bëhen të menduara që ç’do halkë shpirtërore të fuksionoj sa më mirë. Spartaku me gruan e tij, vijnë në stan, pasi nisin fëmit në shkollë dhe bërë punët e shtëpis në Priftanj. Si është arritur që numri i krerve të leshta është rritur nga 40 në 5oo krerë? Kur u prish sistemi kooperativist, familjen Prifti e gjeti me 40 krerë, por si njerzë që e duan mirëqëien, blegtorin, gjënë e gjallë e duan si vehtëveten e tyre, ju përkushtuan blegtoris së të imtave, tufa u rrit. Ka pasur vështirësi, por shtimi i numrit të krerve i lidh me shtimin e mirëqënies, është ndjesi që u shton dhe jetën. Kush punon për vhte me ndershmëri, jeton më gjatë. Mirë në praverë, po në dimër ku gëndet baza ushqimre për 500 krerë…? Në behar ushqimi që duan 500 gojë nuk i lodh blegtorët, por i lodh puna për grumbullimin e bazës ushqimore në dimërat e acartë, si dhe trajtimi, shitja e produkteve blegtorae, ku hyjnë ruajtja e tufës me 500 krerë të leshta, mjelja, transporti i bazës ushqimre, administrimi i bulmetit etj. etj. Sa i lodh periudha e dimrit? Personazhet real blegtorë i janë përkushtuar punës së blegtorit vetë i katërt me gjithë gratë, Lenën dhe Jorinën. Gdhihen e ngrysen netve të gjata në stan. Punët i kanë të ndara, dy ndjekin tufën në kullotë,  dy të tjerët punët e stanit. Stani ka dhe punë të tjera të përditshme,  me plot harxhime të energjive të mbëdha fizike, mendore e shpirtërore. Duhen pastruar, grazduar, trajtuar çdo dele më vete në pjellje. Më lehtë stani i Priftajve,  e ka përballjet me egërsirat, me arëm kanë vrarë dhe ari, se ariu do plumb, sado që kanë qëntë të fortë si ari. Sëmundjet që bien në tufë nuk shkaktojnë pasoja, i kanë marrë masat tamam si mjekë veterinerë. Kanë një mikrofarmaci i bëjnë tufës gjithë vaksinat e nevojshme, medikamentet i blejnë privatisht, se shtet mavria nuk i ndihmon. Në stanin e Priftajve janë të zënë me punë 365 ditë të vitit. Një ditë pune në stan fillonnë orën 04 të mëngjezeve të bardha të ditve të reja, ku hynë transporti, furrnizimi me bazë ushqimore me krahë e kafshë. Dalëja e kopes në kullotë fillon në ora 06 dhe mbyllet në orën19 me plot probleme. Të zotët e stanit në “Vidhin e Lenës”, janë të zënë me punë 24 orë në shërbim të tufës, por derën e fisnikëris së shpyrtit e kanë të hapur në stan dhe në shtëpin e tyre në Priftanj. Fëmijve u shërben njeri vëlla, herë tjetri vëlla. U pregatisin ushqimin, i rehatojnë,  i nisin për në shkollë,  interesohen për mbarëvajtjen në mësime, interesohen për të ardhmen e tyre. Në Priftanj kanë dhe një vogëlush mbi 15 muajsh që rritet me sahat e dekik, që cicëron ëmbël, buzëqesh duke sjellë ndjesi të mira. Fëmijë të mirë,  fëmijë të një race punëtore e fisnike dëshmon luftën, vështirësitë, të ardhmen për shkollën, edukimin, rritje e brezit pasardhës të fisit të Priftajve!

Lexo edhe :  “Botimet Jozef”, nxorri nga botimi 5 libra të rinj të autores Raimonda Moisiu -Sade

Lotët e kaltërsisë qiellore

Xexeja, është një nënë e veçantë ndër të veçantat. Thika e vuajtjes dhëmbëjes i shkoi deri në palcë, por kocka e nënë Xexes e flaku tutje thikën dhe dhimbjen. Në saj të zëmrës saj të madhe, shpirmadhësis, dashurisë për fëmit, afrmit, miqtë, bashkëmoshatarët, ëndërrat e saj, fitoi. Kjo është shkruar në Kuran dhe Bibël me porosi të të Madhit Zot, i cili për njerëz të tillë ka thënë fjalën e tij, s e nëna Xexeja ka dhënë për së gjalli një kontribut të pashoq, vendimtar në gjeografinë, sociologjinë popullore të jetës saj të pambarimtë.  Ajo kishte bërë gjatë gjithë jetës së saj një kartografi të hollsishme të të gjithëve që i deshi dhe deshën, kishte bërë karakteristikat e plota të tyre, jo vetëm në gjegrafin e Luarasit, por ndoshta dhe në gjeografin e mardhënieve njerzore në Tiranë, ajo dinte prurjet e shpirtrave të mrë, lartësitë nga vinin, rrugët për në zemrat e tyre, dinte zonat më të dhimbshme të zëmrave njerzore. Nëna Xexë, në përvjetorin e më shumë se 80 viteve të lindjes, apo ditëlindjen e saj kujtohet me nderim e respekt. Siç na thot, Fatmir Luarasi, kushëriri i saj… hallet se tutën, por hallet e plakën para kohe, hallet plakin dhe perënditë. Kushedi si do të kenë qarë bijët e saj në vdekjen e nënë Xexesë,  për të gjitha nënat a nuk kemi kemi qarë me lotë gjaku, a nuk e kemi mbajtur kokën nga dera e shpirtit se mos na troket në portën e shtëpis sonë? Së pari e për së fundi,  nënë Xexeja u tret në këmbë,  por s’u shkri si qiriri. Ka lënë pas dashurinë, respektin për të gjithë. Të gjithë kishin dashuri dhe e ndihmonin. Ditë për ditë shtëpinë e kishte plotë me miq, sidomos për fëmijët,  Xexeja kishte ndjesi të veçant, asënjëherë nuk i kthente me duar bosh: “Nuk vi dot t’ja u puth fëmit~u thoshte dh u jepte një dorë karamele, jepuani fëmijve dhe puthini nga ana ime!” Gëzoi ng ai madhi ZOT, 4 fëmijë: Aliun, Etemijen, Bardhylin dhe Fatmirin!Pati jetë bashkëshortore të shkurtër me të ndjerin, Avdulla Zenelin, bashkëshorti i vdiq shumë I ri. Bashkëfshatarët, të shumtët, më të mrët e njohën më nga afër, flasin për baban shembullor të fëmijëve me respect të veçant. Ishte I urtë, puntor,  u bënte nder të gjithëve. Vdekja si një kobare tinëzisht ja preu rrugë e jetës, hipotekën e të gëzuarit të fëmive. La nënën e fëmijve, shoqen e jetës, Xexen, me jetimët dhe nënën e tij plakë, së cilës Xexeja i kushtoi një kujdes të madh, mbinjerzor, si nuse, si bijë, të mara të gjitha s’bashku. E përcollën me lotët e gjakut të zemrës në varr gjyshen e fëmijve, sipas zakonit me të gjitha nderet. Askush si nënë Xexeja, si nënat tona, nuk mund të krahasohet me përpjekjet,  punën e madhe, përkushtimin si nënë për të rritur dhe edukuar fëmijët! Ka mbetur lapidar betimi i nënë Xexes para arkivolit të të shoqit, se fëmijët do ti rriste dhe shkollonte.  Djali i madh,  Ali Zeneli,  sa mbaroi shkollën e mesme, ndoqi studimet në Universitetin Buqësor, shkëlqeu në mësime , për të nderuar shpirtërishtë sakrificat e nënës tij! Aq inteligjent e rezultativ ishte në lartësimin e emrit student, sa pedagogët meqënëse ishte nga Luarasi e quajtën”Petro Nini Vogël”.  Xexja si nënë e dhimbshur, e përgjëruar në dhëmbjet e saj,  krenohej dhe mezi priste që djali të mbaronte studimet,  të dilte në mejdanin e jetës më i bukur, i mënçuruar,  të dilte krahë për të rritur të motrën dhe vëllezrit më të vegjël.  Por nuk qe e thënë, fati ndojëherë është i grisur dhe nuk pranon andra për tu qepur,  nëna e nënave. Xexe, heroina e durimit të dhëmbjeve…  nuk e hoqi shamin e zezë, veçse e ngriti 2 gisht mbi ballin e kryedhimbjeve.  Një goditje rrëmeti,  një vdekje tjetër, goditi zemrën e saj. Në moshën studentore” Petro Nini Vogël”,  i ri fare vdiq. Në zemrën e Xexes, në vend të gëzimeve të reja u shtuan dhimbje të reja.  Xexe,  ne në Labëri i themi me përkëdheli Xhaxheshës,  kur ajo ka dashurin,  forcën e fjalës,  mirësitë e pambarimta,  urtësin,  kuvëndbërjen,  qëndresën e një burri të fortë, buzqeshjen e shpirtit,  të gjitha këto cilësi pronë e ligjëruar jetësore e një burri me emër.  Ja në këto përmasa na del Xexeja sot po sot! Ajo përmbushte fisnikrinë e të gjallit,  por dhe betimin që kish para burrit të nderuar. I vdekur fizikisht,  por i gjallë dhe i nderuar për të,  se betimin e saj se tret dheu:”Fëmijët do ti rrit në vatrën familjare,  në shtëpinë e Avdulla Zenelit në Ziskollarë.  Nuk e mbyll derën ku më la burri! Portreti i Xhaxheshës është brenda vargjeve lapidare të Lasgush Poradecit,  në poezinë e tij “Vesa dhe Loti”: “…Dhe loti tha:”Vërtet! Më lindi dhëmbje zezë/ Dhe dal nga syri i varur i zëmrës njerzore: Po kur se ti,  prej qiellit pikon vetëm përdhezë,/ Unë ik nga balt’e rëndë drejt kaltrsish qiellore” Shpirti i Xexes është sot në qiellin lazgushian, qiellin e kalter, por Xexeja rron,  është tokësore midis nesh, Asaj i takon dhe setenca: “Patkoi nuk i ra kalit për një gozhdë,  për një patkua kali eci,  për një kal mesazhi u përcuall dhe beteja u fitua!” Frerin e jetës së shtëpis, Xhaxhesha, e kishte në duartë e saj, si një kapedane e luftrave të Kolonjës, që mban fortë armët për të mbrojtur, shtëpin, atëdheun nga armiqtë që nuk duken, por që gërryejnë nga brënda jetën njerzore. E fortë, e qeshur, tërë nur, e veçant si ajo i parballi si t rime betejat e punëve të shtëpisë. Vet punonte kopshtet, mbillte, korrte dhe mbante gjënë e gjallë pa shkelur ligjet e varfërisë së kohës. Diku… diku, me një sens e drejtim pragmatist, duke mbyllur sytë e qeshur “ju kundërvu” sistemit koooperativist me çfaqjen e një interesi privat duke shitur ndonjë shqerkë…diku mbyllte ndonjë hall, por halle~hallet nuk mbylleshin se hallës nuk i thua dot xhaxha apo dajko. Tamam si në fshatin tim të Kaninës, që detin e kishim pranë dhe nuk e shijonim “Mbretërin e Jodit”, pranë e larg qytetit të panxënë nga kamja, shisnim ndonjë kafshë me dru që të mundnim urinë e jetës për ndonjë bukë çyreku, për të mbyllur ndonjë hall. Tamam dhe tamam si Xexeja, një herë serioze si Avdullai, dy herë e qeshur si shega e bardhë… merrte spatën, shkonte në Padezë, bënte një barr dru dhe niste Etemijen dhe Bardhlin për në Ersekë, të shisnin e të sillnin një çyrek. Gjatë gjithë jetës së saj të lumnueshme, Xhaxhesha nuk ju ankua me” eh e oh, oh “, nuk ju qa njeriu me lotët që s’brëndëshmi i kullonin përmbi buzë. Të tre fëmit me vuajtje fisnike të Xhaxheshës brenda Xexes, u bënë me shkollë të lartë. Shkollën e lartë dje apo sot e mbaronin dhe e mbarojnë, por njeriu ngjitet në shkallët e dijes pa mbarim kur e shoqëron dëshirën për të mësuar nga librat me dashurin për të punuar me librat. Betejën intelektuale të jetës social-kapitaliste, fëmijët e mirë të Xexes e fituan. Përmbatja artistike, njerzore e vlerave të tilla shprehet tek profili dhe struktura shpirtërore e stomatologut Z. Bardhyl Zeneli, me vlera të qeshura, gjithmon të qeshura me të gjitha fuqit e shpyrtit dhe motrës së tij Znj. Etemije Zenelit. A nuk janë kopje të përjetshme të prindrve të tyre?Po, po, po dhe po! Z. Bardhyl Zeneli, mjek stomatolog, është bir për shpirt dhe personazh biologjik i familjes nderuar,  si dhe motra e tij Etemija. Në Luaras mbaruan shkollën 7 vjeçare. Në qoft se se shokët e tyre shkonin në pushimet e verës,  të luanin,  apo shkonin nëpër kampe pushimi, fëmijët e Xexes punonin në kooperativë, ndërmarrje shtetërore,  pasi lekët u duheshin për të blerë libra. Z. Bardhyl Zeneli, mbaroi universitetin në Tiranë,  në degën stomatologji.  Punoi fillimishtë në Ersekë. Në vitet 1980~1990 punoi mjek stomatolog në minierën e Valiasit. Fëmijët e Xexez janë me humor të këndshëm.  Ja ç’tregon Fatmir Luarasi që e ka pasur atë nxënës: “Kur të kam pasur mësues dhe ti na bërtisje nuk ngopesha dot, sikur të të shkulja dhëmbët. Ja tani të ti shkul dhëmbët me kërkesën tënde, madje edhe të më paguash!” Mësuesi dhe gazetari i nderuar Z. Fatmir Luarasi është brënda kujtimeve të tij,  është brënda dhimbjes së tyre kapitale, është brenda kujtesës së mësuesit që I ka edukuar që në fëmini me edukatën, dashurin për shkollën… por atyre ngarjeve të viteve 1978~1980, u duhen shtuar informacione me një gegrafi më të madhe. Pamvarsishtë se njerzit kanë ushtruar profesione të ndryshme, ndjesit shpirtërore, dashurinë për jetën dhe rindërtimin e saj, janë të njëjtat dashuri hyjnore që na udhëheqin pa qënë tregtar shpyrtrash. Kam punuar në një armatë të panumuruar njerzish të mirë nëpër hidroçentralet e veriut. Jam krenar se në qafën time kam varur gjerdanin me drita të veprave të mbëdha energjitike, ku spikat lavdia e ndërtimit të Hidroçentralit Fierzës. Mbansi fluturuam si zogjtë shtegtar katier më kantier, erdhi radha e kohës për të krijuar familjen. Një shoku im gjeollog, Islam Koldashi, me fantazin e një burri të pjekur, rrahu krahët dhe fluturoi nga Hidroçentrali i Fierzës në qytetin e Beratit, ku u fejua me Vala Gushalin, fejesë që përfundoi me trashgime e martesë. ZOTI,  i bekoftë aty ku jetojnë të lumturuar. Nga Islami mbaj mend që më ka folur dhe për Znj. Etemije Zenelin, në atë kohë me një fuksion në B.R.P.SH. Unë lidha informacionin e atëhershëm, e përpunova në kujtesën timë për ti shërbyer gazetës. Është koha kur dhe gazetari Fatmir Luarasi, ka punuar në Pukë, Milot etj. Pa u zgjatur në faktin se për rastin duhet bërë një shkrim tjetër, që të tregojm se si e përdornim rastin për të njohur, zgjedhur shoqen e jetës nga shtresa të ndryshme shoqërore të vendosura në botën dhe zëmrën tonë…se gjaku, fisi, miqësia, shoqëria intime nuk kanë parti, partit venë e vinë për 75 vjetë por nuk mbeten. Me një fjalë ajo moshë kishte nevojë të gjente se cila ishte ajo, ai, ata. ato, për krijimin e familjes për ne shtegtarët e veprave të dritës, që shumë na njohën por pak na vlersuan në shpirt e në zemër pambarimishtë. E gjithë kjo jo thjeshtë si cermoni, por si procession hyjnor, shoqëror për një jetë të nevojshme midis 2 gjinive, por e shtrirë në të gjitha qelizat e shpirtrave të bashkuar. Sado çudi që ti duket kujdo e cilido, këtu fjalën e tyre gjinit e kanë thënë të fuqishme…por jo të gjithve u eci si martesa e Islam Koldashit me Vala Gushalin. Dim se raportet e qëndrimeve për krijimin e familjeve janë të ndryshme, arrin në realizëm dhe mosrealizim, mjafton që ç’do njeri të ket si kujtim të pashlyer me zëmrën e tij, pa e treguar si prrallë deri në kufirin e mitit. Kjo është dhe një pjesë e bukur e jetës, brënda bukuris shpirtit. Fatmir Luarasi, sot i bashkon dhimbjet në një, Xexeja është bust I dhimbjeve të tij, të një nëne në Luaras. Është si nëna që lindi Zylyftar Podën, Petro Nini Luarasin, Theofan S Nolin etj. Lotët e dhimbjes së tij janë brënda”Liqerit”Lazgushit, por m. q. s Lumi Drin buron nga Liqeni i Pogradecit, ka dhe lotët e Liqenit të Hidroçentralit Fierzës. Si rrjedha e pambarim e lumejve dhe fatkeqsit dërmuese kapitale nuk mbaruan sa qe gjallë Xhaxhesha. Fatmiri, ai që e thërrsnin më i mri, realishtë ishte i urtë, i mirë, i embël si gjithë fëmijët e luarasëlinjve, ilaç për të gjithë si qumshti i bletës matkë… vdiq. Ja ç’shkruan shtypi periodik: “Vdiq para kohe për sa jetoi, në ndërmarjen ku punoi, la emër. Në këtë mënyrë u mbajtën shumë ligjirata nga shokët. Një nekrologji prekse!” Sevo Tarifa në librin e tij: “Edhe 100 portrete për Fatmirin shkruan: “Vdekja s’ka punë tjetër, veçse të rrëmbej jetë njerzish. Por ka vdekje dhe vdekje. Njeriu me zëmër të madhe, si ajo e Fatmirit, mbetet në mëndjet e të gjithve e skalitur. Sytë e ndritur si të Fatmirit, pasqyroheshin në sytë e të gjithve. Fatmiri vdiq, rron, gjallon, nuk vdes. Rrojnë emri,  figura,  kujtimet e tij!” Kjo mënxyrë e fundit e dërrmoi Xexen,  burrëria e Xhaxheshës nuk u bjerr,  kurmi i sa u tretë,  u bë I vogël si floriri. Asnjëherë nuk e humbi fisnikërin. Sytë e qeshr, përjetë si burim buzqeshjesh nuk u thanë nga lotët…deri sa mbylli sytë, sytë me vështrim të sinqert plot dashuri. Vdekjet e bënë në radhë të saj,  të vdes. Të gjithë pa numër u gjëndën tek arkivoli i Xexes. I derdhën lotët lum. Për nënën e tyre të githë qan në heshtje…nuk dinin të qanin me lotë…të gjithë qanin njësoj në heshtje. Aktin më sublimë të përcjeljes së saj në shtëpin e përjetshme e bëri gjitonja, shoqja dhe mikja e saj, vajtoca labe Merjeme Goxhaj. E percolli kurmin e Xexes në Mbretërin e Poshtme dhe Shpirtin e Xhaxheshës në Mbretërin e Siprme me lotët eAjkunës që qanë Omerin. Vargje morti të të qarit homerian: “Çtë të them moj Xexe/ Për amanetin që më le./ Plagët na i lëndove,/ Për hallet që më the./ Moj Xexeja zëmërbardhë, /Hoqe shumë Xeko xhan. /Kishe hequr shumë në jetë,/ Jetën me lotë e lave./ Sot ke qënë në gjum,/ Hoqe shumë, Xeko, lum./Hoqe shumë në rini/ Për burrin, vëllan të ri./ Më i vogli, Fatmiri,/ Po kur përcolle Alinë,/ Shpirt e zëmër tu nxinë./ Etemija një fëmi,/ Të doli krahë, motër ty./ Rritët Bardhyl e Fatmir,/ Djemtë e tu dritë e yjë./ Prehu e qetë e pusho,/ Xexe mos derdh më lotë motro…!”

Ky është një vajtim lapidar, çbënë pjesë në poemën popullore me subjekt. Krahasohet me dallgët e detit,  rrjedhën me rrapllimë të Lumit Osum.  Dallgët, rrjedhat me rrapëllimë janë si dallgët e përbashkëta të jetës, se lumenjtë në det derdhen.

Të fundit

“Kavaja nuk është më peng i askujt”, Spiropali: Është koha për një vend në BE

Elisa Spiropali, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, zhvilloi sot pasdite takime me banorët e lagjes nr....

Moment i sikletshëm mes Harryt dhe Meghan? Aktorja kritikohet në rrjetet sociale

Në samitin TIME 100 të mbajtur në New York, është kapur një moment paksa i sikletshëm mes Meghan Markle dhe Princit Harry. Çifti mbërriti...

1 në 5 gra në botë, e martuar nën 18 vjeç! Ja si është situata në Shqipëri

1 në 5 gra në botë është martuar nën moshën 18 vjeç. Përsa i përket vendit tonë, statistikat tregojnë se vetëm 1.4 % e...

Aeroporti i Vlorës hyn në fazën e fundit të punimeve

Brenda pak ditësh përfundon shtrimi i pistës 3.2 kilometra të gjatë të përshtatshme, nga më të mëdhatë në rajon për tu ulur edhe avionë...

Lindi me zemrën jashtë kraharorit, 7-vjeçarja i nënshtrohet ndërhyrjes revolucionare

Vanellope Hope Wilkins shënoi një rast të rrallë mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar kur erdhi në jetë në vitin 2017 pasi zemra e saj...

Lajme të tjera

Web TV