UEFA nuk merr parasysh ankesat e Barcelonës, arbitrat do të gjykojnë sërish ndeshjet e…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barça u largua nga “San Siro”, në xhiron e tretë të fazës së grupeve të Champions League, jashtëzakonisht e zemëruar me ekipin e arbitrave. Performanca e Slavko Vincic dhe holandezit Van Boekel në VAR bëri që Xavi, lojtarët dhe vetë Laporta të akuzonin ashpër.

“Ishte turp. Ishte diçka kaq e qartë, skandaloze… Që gjyqtari në fushë nuk e kishte parë, edhe mundet, por që VAR-i nuk e pikasi topin me dorë nga Dumfries, kjo është e pakuptueshme. UEFA duhet t’i shikojë këto gjëra”, – tha presidenti Blaugrana, pasi pranoi se ishte ankuar në establishmentin europian dhe kishte kërkuar shpjegime.

Përgjigja e UEFA-s ishte e shpejtë, faktet tregojnë se i ka injoruar plotësisht ankesat e katalanasve. Në fakt, si arbitri kryesor i asaj loje, ashtu edhe ai i VAR-it nuk janë pezulluar, përkundrazi do të gjykojnë në xhiron e katërt. I pari do të kryesojë Rangers-Liverpool, ndërsa i dyti do të drejtojë VAR-in në Viktoria Plzen-Bayern Munich.

Laporta u tregua shumë i ashpër me arbitrazhin e ndeshjes ndaj Interit, madje kujtoi se holandezi i ka dëmtuar tashmë nga VAR-i në ndeshjen kundër Bayernit: “Personi përgjegjës i dhomës së VAR-it kishte qenë tashmë në ndeshjen tonë kundër Bayernit dhe kishte ankesa për një penallti të dukshme ndaj Dembélé. I njëjti gjyqtar na penalizon qartësisht edhe ndaj Interit, kjo nuk më duket rastësi”.

Fakti është se pavarësisht ankesave në UEFA, dy gjyqtarët që Barcelona i konsideron përgjegjës për humbjen në Milano ndaj Interit dhe vështirësuan shumë kualifikimin e saj në 1/16 finale të Champions League, do të jenë në fushë edhe këtë “stacion” të garës.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV