Meta: Kam zgjidhur problemet e brendshme në PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë teksa foli për procesin elektoral të zgjedhjeve vendore shprehu bindjen për fitoren e opozitës.duke u ndalur tek situata e brendshme e PD, ai tha se një ribashkim i grupimeve në PD nuk përbën shqetësim për strategjitë e tij në fushatë zgjedhore.

“Për sa i takon problemeve të brendshme të PD unë jam përpjekur t’i zgjidh ato në interes të vendit. Edhe kur kam qenë kryetar parlamenti kam qenë unë që nuk kam lejuar ndarjen e Partisë Demokratike në dy parti, parti pro reformë dhe antireformë, derisa i detyrova të gjithë të bëheshin pro reformë”, tha ai.

Sa i takon kandidatëve për kryetar bashkie, Meta ripohoi edhe një herë që këtë përgjegjësi tashmë e ka Sali Berisha si kryetar i opozitës. Ai tha se Rama e di që nuk e duan shqiptarët.

“Edi Rama e di shumë mirë se mbi 80% e Shqipërisë është duke zier nga padurimi për ta shporrur një herë e mirë atë dhe po kështu ai e di shumë mirë se nëse ka një forcë politike ku duart e tij priten shumë shpejt është Partia e Lirisë se tek të tjerat i ka futur duart direkt dhe indirekt”, tha Meta.

Të fundit

Putin injoron kërcënimet e Trump, lufta vazhdon

Burime pranë Kremlinit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pavarësisht kërcënimeve të...

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ku zhvilloi...

Relax me borxh, kredia pushuese që mund të të ndjekë gjithë vitin

SHPETIM LUKU - Një reklamë televizive: dy të rinj të buzëqeshur takohen “rastësisht” në hyrje të një institucioni financiar dhe nisin bashkëbisedimin. “Po ti, ç’po...

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti edhe Egli pasi publikoi disa...

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë të pandehur edhe Ahmet Masha...

Lajme të tjera

Web TV