OBSH në alarm/ Rishfaqet virusi i frikshëm, infektohen dhjetëra persona

Virusi vdekjeprurës i Ebolës është rishfaqur sërish duke ngritur alarmin.

Një pacient ka humbur jetën në kryeqytetin e Ugandës, ka konfirmuar ministria e Shëndetësisë, ndërsa 54 raste rezultojnë të infektuar.

Ai ishte viktima e 19-të nga shpërthimi aktual i virusit vdekjeprurës, por i pari që humbi jetën në Kampla.

Ai ishte nga jashtë qytetit, por ministrja e Shëndetësisë, Dr Jane Ruth Aceng tha se burri u largua nga fshati i tij, maskoi identitetin e tij dhe vizitoi një shërues tradicional në një rajon tjetër.

Ai vdiq në spitalin Kombëtar të Referimit të Kiruddu të premten e kaluar, por vdekja sapo është konfirmuar.

Ndërkohë që janë identifikuar dhe 42 persona me të cilët ai mund të ketë rënë në kontakt me të.

Ebola përhapet midis njerëzve nga kontakti i drejtpërdrejtë me lëngjet trupore dhe mjediset e kontaminuara.