Kushton 140 milionë euro/ Gjermanët i dërgojnë ukrainasve “Iris”, armët shkatërruese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina ka patur mbështetje të pakushtëzuar nga Perëndimi, që nga fillimi i luftës, deri më tani që po bëhen gati 8 muaj.

Dje, madje mori të parin nga katër sistemet e mbrojtjes ajrore IRIS-T, të cilat Gjermania i kishte premtuar më parë.

Gjatë takimit virtual të liderëve të G7, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Sistemi i lëvizshëm Iris-T SLM, përbëhet nga tetë raketa tokë-ajër të montuara në kamion që mund të rrëzojnë aeroplanë ose raketa armike në një distancë deri në 40 kilometra dhe një lartësi prej gati 20 kilometrash.

Kancelari gjerman Scholz deklaroi se sistemet e drejtuara nga radarët, të dorëzuara me një çmim të vlerësuar prej 140 milionë euro për njësi, “do t’i mundësojnë Ukrainës të mbrojë qytete të tëra nga sulmet ajrore ruse”, raporton Jutarnji list.

Sulmet me raketa në Kiev dhe shumë qytete të tjera tregojnë qartë se sa e rëndësishme është dërgimi i shpejtë i sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë”, tha Christine Lambrecht, Ministrja gjermane e Mbrojtjes.

Sulmet ruse me raketa dhe dronë terrorizojnë kryesisht popullsinë civile.

Përveç raketave të lundrimit, sistemi mund të synojë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, si dhe avionë, helikopterë dhe drone. Koha e nevojshme për vendosjen e sistemit për shkrepje është 10 minuta dhe duhen 15 minuta për një karikim të ri. Raketat arrijnë një shpejtësi prej gati 3700 km/h.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV