“Duhet ta merrte për nuse vajzën”/ Vëllai i autorit: 17-vjeçari mbeti i gjallë, por…

Besnik Mjeshtri vëllai, i Fiqiri Mjeshtrit autorit të vrasjes së dyfishtë në Klos ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Report Tv, gjithë se çfarë ka ndodhur deri në masakrën me tre të vrarë një ditë më parë. Besnik Mjeshtri u shpreh se ato donin që të sqaronin ngjarjen me dy prindërit e të miturve, ndërsa ndër të tjera rrëfen se ato e kishin bërë vajzën me fjalë duke e kërcënuar dhe duke i nxjerrë edhe foto nudo.

Gjithçka që donin, rrëfeu Besnik Mjeshtri, ishte që të mbyllin bisedën me një miqësi ndërmjet tyre, ky dy të rinjtë të lidhin dashurinë mes tyre dhe ta merrnin 17-vjeçaren për nuse, kjo kërkesë nga ana e Fiqiriu, i cili është përballur më refuzimin e tyre.

“Po vrave kam për të të vrarë. Shkuam për miqësi, Liri nxori disa fletë, ja sa mesazhe ka cuar goca, mora unë kishte shkruar dhe djali, nuk kisha syze të lexova mirë, kur nxori letra, vjen Fatbardhi dhe ulet në tavolinë dhe u nxeh ‘ç’i ke to letra’. Filluan debate, dhe i tha shkurt, a do e marrë gocën apo ku e ke hallin, më vonë vjen Fiqiriu, ulet në tavolinë dhe i pa letrat dhe u tha ‘a do bëhemi miq, hajde bëhemi miq, merre gocën i pafsh hajrin’, tha që nuk e marr gocën se është lidhur me djalin e Hasullës”,  ka rrëfyer Besniku.

Po ashtu ai ka treguar detaje, nga momenti kur vëllai i tij qëlloi për vdekje 17-vjeçarin.

‘17-vjeçari ishte më poshtë. Ishte larg Eglit ishte 5 metra te një kazan plehrash. Ai ka qenë gjallë edhe ka qenë i plagosur. E pa gjallë dhe ka shkuar djalit i ka rënë sërish, i tha ti nuk jeton më. Nuk di të fsheh asgjë. Kam parë tmerr. Jam shumë i tronditur. Unë duke bërtit. Ka kryer krimin dhe është larguar në këmbë. Ka ikur në këmbë vëllai… Bërtisnin me të madhe!’- u shpreh Mjeshtri.
Lexo edhe :  “Goditja e grupeve kriminale ndërkombëtare”/ Gonzato: Sinjal i një Shqipërie të re