Frikë nga sulmet bërthamore, farmacive në Finlandë u mbarojnë tabletat e jodit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë farmacive në Finlandë u mbaruan tabletat e jodit të mërkurën, një ditë pasi ministria e shëndetësisë e vendit skandinav këshilloi familjet të blinin doza dhe t’i grumbullonin ato në rast të një emergjence rrjedhjeje radioaktive mes frikës në rritje të një incidenti bërthamor për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Një aksident në një termocentral bërthamor mund të lëshojë jod radioaktiv në mjedis, i cili mund të grumbullohet në gjëndrën tiroide”, tha të martën ministria e shëndetësisë e Finlandës.

Farmacitë në disa pjesë të Finlandës raportuan të mërkurën se u kishin mbaruar tabletat me jod, pasi qytetarët nxituan për të blerë këtë ilaç. Shitësit me shumicë të thanë gjithashtu se rezervat e tyre ishin pakësuar.

Ministria theksoi se rekomandimi për tabletat e jodit është i kufizuar për personat e moshës 3 deri në 40 vjeç, për shkak të rreziqeve të mundshme të ekspozimit ndaj rrezatimit për këtë grupmoshë.

Ministria nuk e përmendi luftën e Rusisë në Ukrainë dhe nuk bëri të ditur se ku mund të ndodhin aksidente të tilla bërthamore. Ajo tha vetëm se ka rishikuar udhëzimet për përdorimin e tabletave të jodit në përputhje me rekomandimet e fundit të vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Megjithatë, Petteri Tiippana, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Rrezatimit dhe Sigurisë Bërthamore të Finlandës, i tha gazetës finlandeze Ilta-Sanomat se ekziston një lidhje midis përditësimit dhe situatës në Ukrainë.

“Po, lufta në Ukrainë ndikoi në përditësimin e direktivave”, i tha Tiippana gazetës. “Njerëzit duhet të kenë udhëzime të përditësuara në rast se lind një nevojë e tillë”.

Në rast të një emergjence rrezatimi, strehimi në ambiente të mbyllura është mënyra kryesore për të mbrojtur njerëzit nga rrezatimi i rrezikshëm, ka theksuar Ministria e Shëndetësisë finlandeze.

Të fundit

Rama vijon takimet në zyrën e tij! Çfarë pritet të ndodhë sot?

Ky fund gushti do të jetë intensiv në Kryeministri. Kreu i qeverisë Edi Rama, do të presë deri në...

Mesazhi i koduar nga Moska: Kush e njeh Kosovën, nuk do të mbijetojë në Serbi!

Një mesazh i koduar u lëshua nga Moska në drejtim të Beogradit, por pa një adresë të qartë. “Një njeri që njeh Kosovën nuk mund...

‘Trump shpëtoji serbët’, pse Vuçiç dhe Dodiku po ‘vrapojnë’ pas presidentit amerikan

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas...

OKB, teksa mbush 80 vjet me një botë në krizë, ajo duhet të rifitojë guximin

Martin Griffiths* Ditëlindjet duhet të jenë një kohë festimi, por kur ish-kolegët e mi të Kombeve të Bashkuara të mblidhen muajin e ardhshëm për të...

Lajme të tjera

Web TV