“Më shpëtoni”/ Tragjedia në Klos, flet infermieri: Djali erdhi vetë në këmbë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e djeshme në Klos ku mbetën të vrarë tre persona. Babë e bir u qëlluan për vdekje nga Fiqiri Mjeshtri i cili pak minuta pas ngjarjes vrau dhe veten.

Infiermieri i spitalit të Klosit duke folur për mediat ka treguar dhe momentin kur të plagosurit kanë mbërritur në spital.

“Djali erdhi vetë në këmbë në qendrën shëndetësore”, tha infermieri Bashkim Doda.

Këta të fundit mbetën të plagosur as një sherri për motive të dobëta, ku ‘mollë sherri’ është bërë një vajzë që thuhet se adoleshenti ngacmonte. Nga ngjarja në fjalë humbën jetën fatkeqësisht Ilir dhe Kenad Shira. Ndërkohë autori i ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri pas krimit vrau veten.

“Rreth orës 1 e ca të drekës, gjatë turnit të parë, ka ardhur në qendrën shëndetësore një djalë i ri, i plagosur me armë zjarri. Ishte i plagosur në pjesën e qafës dhe në shpatull. I kemi dhënë ndihmë mjekësore. Më pas me ambulancë e kemi çuar drejt spitalit të Burrelit. Në këto momente ka ardhur dhe babai i tij, me mbiemër Hasula. I dhamë ndihmën e shpejtë, ai ishte më rëndë. Kishte plumb në shpatull dhe në qafë. I vendosëm oksigjen. Djali thoshte; ‘na shpëtoni’. Ndërsa babai ishte më rëndë. Ne i kemi bërë disa pyetje për të parë nëse kishte parametrat në rregull. Djali erdhi vetë në këmbë në qendër shëndetësore”, tha infermieri.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV