“Mund ta shohim, ka ardhur e pamaskuar”/ Zhupa ironizon Kumbaron: Në një shtet tjetër…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka ngritur tonet sot në Kuvend, teksa i është drejtuar ministres Mirela Kumbaro se duhet të mbajë përgjegjësi direkte për keqmenaxhimin e plazheve.

Zhupa solli në vëmendjen ngjarjen e rëndë në Potam të Himarës, ku u vra 7-vjeçarja nga një skaf i drejtuar nga polici Arjan Tase, tha se në një shtet tjetër ministrja do të kishe dhënë dorëheqjen.

Ndërsa nuk e ka kursyer as ironinë ku u shpreh se Kumbaro ka zgjedhur të vijë e pamaskuar siç bënte inspektimet në plazhe.

“Kumbaro sot ka zgjedhur të vijë e maskuar siç bënte inspektimet në plazhe dhe mund ta dallojmë e të kemi komunikim të qartë me të. Vendi ynë është i bekuar nga natyra, por i mallkuar nga qeveria. të gjithë e mbani mend vrasjen në Himarë, në Potam, a kishte përgjegjësi Mirela Kumbaro. Në një shtet tjetër Mirela do të kishte dhënë dorëheqjen. Ministrja në funksionet e saj është përgjegjëse për dhënien e licencave, për distancën e stacioneve nga plazhistët, për rrethimin e perimetrave përkatëse. Nëse këto do të ishin kryer, a mendoni se do të kishim atë tragjedi”, tha ajo.

 

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV