Akuzat për fjalimin, ironia ‘therëse’ e Ramës: Janë zhytur thellë në thesin e parave ruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka reaguar sërish për akuzat e opozitës për fjalimin e tij të mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ai ka publikuar një foto të vjetër të kryedemokratit Sali Berisha, kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-kreut të PD, Lulzim Basha në kohën kur ishin në pushtet. Rama thotë se opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse prandaj i del kundër fjalimit të tij për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.

 “Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse…”, shkruan Rama në Twitter, duke e shoqëruar me një foto të Sali Berishës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës.


Kujtojmë që fjalimi i tij u kritikua shumë, madje Berisha e quajti kryeministrin “anti-shqiptar”, ndërsa fjalimin e tij, “turp” dhe ‘thikë pas shpine’ për Kosovën. Sakaq, reagime të ashpra ka patur edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Të fundit

8 gusht 1974 – Richard Nixon njofton dorëheqjen

Presidenti i parë dhe i vetëm që largohet nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet dorëheqjes Më 8 gusht 1974, Presidenti i...

Rritet inflacioni krahasuar me një vit më parë! INSTAT: Ja si kanë lëvizur çmimet

Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. INSTAT thotë se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në...

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, pasi...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

Lajme të tjera

Web TV