Mbyllet dhe raundi i katërt i Europa League. Zhgënjen sërish Roma e Mourinhos duke barazuar 1-1 në Spanjë ndaj Real Betis. Ekipet angleze nuk zhgënjejnë duke fituar respektivisht ndeshjet e tyre: Arsenal mundi Bodo Glimt me rezultat minimal 1-0 kurse United mposhti 1-0 Omonian në minutat e fundit të ndeshjes(93′).
Tani fokusi i mediave sportive kthehet tek kampionatet, aty ku disa derbi na presin këtë fundjavë.
Ndjekim disa nga titujt kryesorë:
Hapja e sotme e La Gazzetta dello Sport i kushtohet momentit të Juventusit: “I ftohti i madh”, duke saktësuar se si ekipit nuk i ka pëlqyer aspak tërheqja e vendosur nga trajneri i Juventusit. Lojtarët përballen me Allegrin, por nesër rikthehen në fushë dhe do të jetë derbi delikat kundër Torinos.
Në Corriere dello Sport fokusi shkon te drejtuesi i familjes Agnelli: Juve, Elkann vendos”. Mbi 700 milionë euro janë derdhur në arkat e klubit gjatë dy viteve, por pa rezultat Të gjithë janë për debat, përfshirë edhe Agnelli: e ardhmja është në duart e John Elkann.
“Mister, ne jemi me ju” është titulli i Tuttosport. Është në prag të derbit dhe gazeta torineze mbështet Allegrin në ndeshjen e radhës.
AS hapet me Barçën para sfidës në El Clasico që do të luhet këtë të diele: “Depresioni para klasikes”. Barça, e plagosur për në Champions pasi hipotekoi asetet e klubit për 865 milionë euro.
“Duhet të fitojmë La Ligën” ka shkruar katalanasja Sport. Laporta dhe Xavi bien dakord që objektivi prioritar të jetë kampionati. Presidenti vazhdon të besojë në bastin e teknikut, por kërkon rezultate.
Marca hapet me titullin: “Për tu hapur plagën”. Madridi dëshiron t’i japë një tjetër goditje të rëndë Barçës pas katastrofës në Champions.
Mirror Sport hapet me talentin brazilian të Newcastle: “Bruno nuk lëviz”. Newcastle i dërgon mesazh të drejtpërdrejtë Real Madridit dhe Barcelonës se Bruno Guimaraes nuk lëviz në janar për një shifër më pak se 500 milionë funte.