Jurgen Klopp ngre në ‘qiell’ Manchester Cityn: “Ata janë skuadra më e mirë në botë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liverpool dhe Manchester City takohen këtë të dielë në Premier League. Fillimi i sezonit të ekipeve përkatëse nuk ka qenë i njëjtë.

Qytetarët janë në vendin e dytë, me 23 pikë, një pas liderit Arsenal, ndërsa të kuqtë janë në vendin e 10-të, me 10 pikë.

Klopp ka lavdëruar kundërshtarët e tij përpara ndeshjes.

“Nuk është se ndihemi ndryshe. Është një lojë në shtëpi. Është Anfield, jemi ne kundër Manchester City, skuadra më e mirë në botë, por ne do të përpiqemi gjithsesi,” tha Klopp.

“Duke ditur se nuk ka garanci, ne kemi ndihmën e një Anfield të plotë dhe do të përpiqemi ta përdorim atë.

“Më pëlqen të përgatitem për ndeshjet, por është sfida më e madhe që mund të përballesh në futboll. Mbyllja e hapësirave dhe lojtarëve, sulmi në zonat e duhura… Nëse i mbyllni këtu, ata janë aty. Është gjithmonë një sfidë. ”

Efekti Haaland

Trajneri i Liverpool-it foli edhe për lojtarin e momentit, Erling Haaland.

“Kur luan kundër sulmuesit më të mirë në botë për momentin, duhet të sigurohesh që ai të mos marrë shumë topa. Kjo është sfida me të. Kjo është ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë,” shpjegoi Klopp.

“Kundër Cityt, nëse e markoni Haaland me shumë lojtarë, ju hapni vrima për lojtarët e tjerë të klasit botëror. Është një problem dhe ne do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje”.

Të fundit

Rubio: Rusët paguan me para në dorë karburantin në Alaskë

Edhe pse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pati një takim miqësor me homologun e tij rus, Vladimir Putin, sanksionet...

Berisha akuza Dumanit: Informon krerët e karteleve, nuk i arreston

Në vajtjen e tij të dytë në SPAK gjatë gushtit, ish-kryeministri Sali Berisha, i shtrëngoi dorën thuajse të gjithë mbështetësve të pranishëm. Pasi nënshkroi procesverbalin...

FSHF organizon turneun UEFA Development U-15 për vajza

Në muajin shtator, Federata e Futbollit do të organizojë turneun UEFA Development U-15 për vajza, një turne që synon zbulimin dhe zhvillimin e talenteve...

Policia e Tiranës aksion antidrogë në zonën e ish-parkut të autobuzave

Policia e Tiranës ka finalizuar një aksion antidrogë në kryeqytet ku ka sekuestruar kilogramë me drogë dhe arrestuar një person. Blutë e kryeqytetit kanë zbarkuar...

Ankth te socialistët, pse Rama nuk jep datë për “qeverinë e re”?

Socialistët po shijojnë javën e fundit të pushimeve zyrtare të verës, përpara se të njihen me ndryshimet që Edi Rama ka menduar për qeverinë...

Lajme të tjera

Web TV